Zyra e vjetër e Kadastrës Durrës

Skandali në Kadastrën e Durrësit, vetëm 15% e dosjeve të sakta, Prokuroria nis hetimet

1 Prill 2022, 16:14| Përditesimi: 1 Prill 2022, 16:41

  • Share

DURRËS- Pas skandalit në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimet. Kjo lëvizje e prokurorisë vjen menjëherë pas denoncimit të bërë nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se nga të gjitha dosjet e marra nga Kadastra e Durrësit vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave kanë rezultuar me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha.

"Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes", njoftimi i plotë.

Shkrirja e kadastrës së Durrësit dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar. Në një raport 600 faqesh u vunë re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. 

Për skandalin e Kadastrës së Durrësit reagoi edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila tha se është pritje të drejtësisë që të marrë masat e duhura për përgjegjësit. Kim tha se duhet bërë më shumë transparencë lidhur me pronat në Shqipëri. Kjo sepse sipas diplomates, do të ndikonte që në Shqipëri të thitheshin më shumë investime, por do të ishte edhe një tregues i qartë që kërkojmë integrimin në BE.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maliqi: 01/04/2022 17:56

    NEkadastren e vlores ligjin e bejne kriminelet qeveria u eshte neneshtruar atyre

    Përgjigju
  • kadastra: 01/04/2022 17:34

    Siesht e mundur qe vazhdon katraura ne shu micen e kadastrave dheshteti ben sehir opozita se permendi qoft edhe njehere si probleme tokat uvidhen ne menyre te hapur qytetareve te thjesht korrupsjonine vend qe te ulet rritet cdo dite?cfare po ndoth ne kete Shqiperin ton? Nje gje e tille ka vetem nje spjegim si pozita edhe opozita,pushtetaret e te gjith periudhes 30 vjecare kane grabitur prona dhe ne kadastra vene besniket e tyre dhe i lejojne qe edhe ata te vjedhin vetem te mos unxjerrin hajdutrit e tyre. NDRYSHEDO GJENDESHIN AQ NJEREZ TE NDERSHEM TE PUNONIN NE KETO INSTITUCJONE

    Përgjigju
  • Selimi: 01/04/2022 17:20

    O Lame denonco edhe kadastren e vlores..,mos na fut ne hasmeri me te fortet qe kane grabitur pronat tona...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?