Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.
“Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendim.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat në 2018, Prokuroria e Gjirokastrës përfundon hetimet: Veprimet e RENEA korrekte, 35-vjeçari vrau veten! Gjykata nuk pranon kërkesën
M.Q./ReportTv.al