Prokuroria

Politikë

Prokuroria përfundon verifikimin për kandidatin e Lëvizjes për Ndryshim: I dënuar me 3 muaj për falsifikim dokumentesh, i ka deklaruar në formular

22 Prill 2021, 10:59| Përditesimi: 22 Prill 2021, 11:03

  • Share

Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin për deputet të Lëvizjes për Ndryshim Adrian Gjoka, ku në një shkresë që i ka dërguar KQZ bën me dije se ai nuk rezulton të ketë gjenealitete të tjera në gjendjen civile përveç atyre që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme sipas kërkesës së KQZ ka hetuar lidhur me kandidatin Gjoka për të cilin thotë se ka qenë nën hetim i akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”, i dënuar me tre muaj burg nga gjykata e Tiranës. Por të gjitha i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Vendimi i gjykatës është marrë në 15 Mars 2021, por ende nuk është shprehur Gjykata e Apelit për një vendim të formës së prerë.

Ndërkohë organi i akuzës sqaron se për këtë kandidat nuk ka indicie, rrethana apo fakte të bëra publike që ai të ketë pasur probleme me ligjin jashtë territorit të Shqipërisë.

Më herët Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe për dy kandidatë të tjerë, Napolon Laska i Misma Thurja dhe Zef Hila nga PD të cilët kanë rezultuar të pastër.

Nuk rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga ndonjë autoritet shqiptar. Rezulton të ketë qenë person nën hetim i akuzuar për “Falsifikim dokumentesh.

Rezulton i dënuar me tre muaj burg nga gjykata e Tiranës për “Falsifikim dokumentesh. Nuk rezulton të ketë qenë i ndaluar apo i arrestuar për kryerjen e një vepre penale.

Nuk rezulton me masë sigurie. Nuk ka indicie për veprimtari kriminale, për hetim apo për gjykim në një shtet tjetër, për kërkim ndërkombëtar, nuk është dëbuar, nuk ka ndryshim të të dhënave”, thuhet ndër të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?