Tirane- Irma Hasani, punonjëse e Shërbimeve Qeveritare me një pagë bruto prej 61 mijë lekësh rezulton të jetë pronarë e 6 pronave të paluajtshme dhe e 6 automjeteve të cilat me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka firmosur sekuestron preventive. Prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Organi i akuzës verifikoi transfertat bankare dhe ka zbuluar se brenda një periudhë një mujore 41 vjeçarja në llogarinë e saj ishin derdhur 180 mijë euro cash, nga të cilat kishte nisur dhe procedurat për blerjen e një apartamenti.
“Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete” thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.
Prokuroria provoi se Irma Hasani ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk mund të justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
Më pas nisi verifikimi dhe rezulton që i vëllai Oltion Hasani rezulton të ishte i dënuar në Angli dhe në 2021 Interpol Manchester kishte kërkuar informacione shtesë.
“Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me anë të shkresës nr.11958/1, datë 23.07.2021,informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar Oltion Hasani pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases Irma Hasanit.”
Më pas prokuroria ka verifikuar dhe kontratat noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, “vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit Oltion Hasani për vepra penale në fushën e narkotikëve"
“Nga sa më sipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve Irma Hasanit, Oltion Hasanit dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi Oltion Hasani” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja Irma Hasani dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.
Për këtë arsye u kërkua caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases Irma Hasani dhe familjarëve të saj dhe sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për 6 automjete
Sekuestroja preventive u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal
- Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
- Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
- Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
- Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69;
- Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
- Volkswagen golf 5;
- Renault Clio;
- Audi Q3;
- Volvo CX60;
- Mercedes Benz ML350 BLUETEC;
- Audi SQ7
Shikoni dhe cik shtepite e Ervin Pollozhanit qe i blinte me leket e tregtise se kunatit rrugeve te Londres naten ;)
PërgjigjuKeto jane para droge dhe krimi. Pas kesaj matufeje qe lejon qe t'i derdhen kaq shume leke ne llogari banakre, qendrojne te tjere. Ajo ehste vetem pastruese lekesh krimi. Shpresojme qe te tjere te dali, se Shqiperia po lan parate e droges dhe krimit ne mbare Europen.
PërgjigjuKetu show i rradhes vazhdon me konfiskime e pas 6 muajsh ja kthejne prap. Asgje ska per te ndryshuar thjesht emrat e atyre ne pozite qe bejne sikur punojne. Edhe drejtesia komcept eshte edhe ne evrope edhe ne usa ka dallavere pa fund. Por ketu merren vesh se jemi vend i vogel. Kujt ju konfiskuan pasurit edhe sju kthyen mbrapsht pas ca kohesh me vendim gnykate aq me tepert qe qenka po e zones vip.
Keto nuk jane gje fare nese prokuroria heton proceduren skandaloze te tenderave ne DSHQ ku Irma eshte anetare komisioni. Bejeni te penduar Irmen dhe te nxjerre ajo pastaj milionat e eurove te korupsionit te drejtoreshes Dhurata Frasheri.
PërgjigjuTë vjedhin sa ti dojë bytha vetëm malokët mos të vijnë në pushtet. Ça doni ju? Saliun?
I ka bler me pick, eshte lodhur shume e shkreta i ka ren pickes gjithe diten ne pune..
PërgjigjuEshte VOLVO XC60 dhe jo CX60 o matuf
Përgjigjuka dal model i ri hahha