Hipoteka në Shkodër

Kronikë
Top 24

Shkodër, abuzim me pronat në Hipotekë, ndalohet anëtari i Këshillit Bashkiak dhe 3 të tjerë (EMRAT)

21 Shtator 2018, 07:50| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 08:39

  • Share

SHKODER - Korrupsioni në Hipotekën e Shkodrës ka çuar në pranga dy persona dhe dy të tjerë janë ndaluar. Mes të arrestuarve është edhe juristi i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak si dhe një person tjetër për ndikim të paligjshëm. Arrestimet dhe ndalimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës për abuzim me pronat.

Policia ka bërë ndalimin e Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana. Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;

Komento

Komente

  • Andi: 21/09/2018 01:18

    Miri ka marre nga 5 mije euro me out njerez ne Pune , njeri ordiner kumarxhi e drogaxhi turp me punu ne administrate ai

    Përgjigju
    • ridi: 21/09/2018 14:41

      kshi ordinerash si puna jote jan tu u shtu shum ne shkoder m shif punen tane e mos fol per tjer

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?