Ervis Martinaj, i arrestuar në ngjarjen e 4 tetorit 2018 dhe i liruar një muaj më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni, ka blinduar sot lirimin e tij, pasi një vendim i gjykatës së Apelit Tiranë ka vendosur të lerë në fuqi, vendimin e shkallës së parë, që cakton lirimin e Martinaj kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra. Treshja e gjyqtarëve Flutra Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, kanë vendosur sot që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes. Nëpërmjet këtij vendimi Martinaj ka blinduar lirinë e tij, ndërkohë që prokurori i çështjes kishte kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në 3 maj 2019 Ervis Martinaj, është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar këtë person, kjo edhe për shkak se akuza nuk ka provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli. Kështu ka argumentuar gjyqtari Artan Gjermeni, i cili në 3 maj 2019 ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit për Martinaj nga “arrest në burg” në lirimin e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.
Më tej gjyqtari Gjermeni thotë në vendimin e tij se:“…me kalimin e një kohe të arsyeshme,një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit në masën e “arrestit në burg” për Martinaj…”. Ngjarja ndodhi në 4 tetor 2018 në ish-bllok, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Ervis Martini e Elio Hato.Momentalisht për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar dhe që ndodhet në burg.
Prokuroria 'thyhet' dhe në apel, Ervis Martinaj 'blindon' lirimin nga qelia
Treshja e gjyqtarëve Flutra Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, kanë vendosur sot që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes.
majmuni e ka vendon ne pyll
PërgjigjuSa keq e keni kapur me A.Gjermenin ! Po edhe Apeli vendosi për të njëjtën gjë. Prokurori kishte mbi 6 muaj kohë e nuk ka mbledhur prova të mjaftueshme e përsëri fajin e ka vetëm gjyqtari. Po prokurori ? Martinaj sipas shkrimeve të Shqiptarja.com nuk kishte armë,e nuk ishte përfshirë në sherr. Nëse prokurori ka pasur prova të tjera e i ka fshehur me vetdashje duhet shkarkuar e dënuar, nëse nuk është i zoti sa provat që ka ti paraqesë si prova bindëse prapë duhet shkarkuar. Dy gjykata që vendosin në kundërshtim me prokurorin e prapë fajin e ka gjyqtari. Duket si sulm personal kundër gjyqtarit !
Përgjigju