Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave

28 Qershor, 08:42| Përditesimi: 28 Qershor, 22:05

  • Share

TIRANË- 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta, janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës.

Sipas prokurorisë së Tiranës nga hetimet dyshohet se Elman Abule në bashkëpunim me Kristian Boçin, janë përfshirë në një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave. Kristian Boçi, i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale, dyshohet se në bashkëpunim me Elman Bulen, Vladimir Avramin dhe Ender Boçi kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale. 

‘Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçi apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçit dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e Hec-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.’- njofton prokuroria.

Vetë Kristian Boçi, në një reagim në rrjetet sociale pas vendimit të sekuestrimit të pasurisë ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit as me vjedhje, as me tenderë, as me krime, as me poste.

Zoti nuk na sjelle rastësisht ne një Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka. Kurrë si kam hy ne hak vendit tim, as me vjedhje, as me tenderë, as me krime, as me poste, as edhe me një lloj gjejë që cenon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty. Jam kalimtar, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë

Në mesin e pasurive të sekuestruara janë edhe mjete luksoze, si dhe llogaritë bankare që këta shtetas kanë pasur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. N., K. B., D.B, E. B., V. A., E.B., dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve Kristian Boçi apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Aabule dhe Kristian Boçit, apo midis Kristian Boçit dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror 'Sekuestro preventive'  në total për 14 shoqëri tregëtare;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:

- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

Ora 09:41
Iu sekuestrua 50 mln euro pasuri, kush është Kristian Boçi, nga jeta e luksit në rrjetet sociale, bamirësitë e te miqësia me Bes Kallakun e Xhensila Myrtezain

 

Plot 50 milionë euro pasuri ka sekuestruar prokuroria e Tiranës, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi dhe Elman Abule, si dhe 4 njerëzve të lidhur me ta.

Por Kristian Boçi nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale. I përfolur si biznesmen (pa e ditur çfarë zotëron), Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa në mediat sociale. Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta. Kristian Boçi shpesh herë ka reklamuar edhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë.

Kristian Boçi, është përfolur edhe në mediat rozë edhe për lidhjen me çiftin tashmë në proces divorci Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ato u panë në rrjetet sociale shpesh herë në shoqërinë e njëri tjetrit pak vite më parë, por kohët e fundit kishin prishur raportet. Megjithëse pas lajmit të divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Kristjan Boçi publikisht mbështeti aktorin Bes Kallakun, duke i shkruar ‘se ke shpëtuar një herë e mirë nga larg qofti’.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Havit Karai: 30/06/2024 09:24

    Shikoni si ēshtē katandis Shqipria me tipa katunarēsh si Bes Kallaku e Xhensila Myrtezai qē jan kēngērar çingije e jan multi miljoner me euro. Kto lloi tipash si Hajdar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ] qē ēshtē me 7 klas shkoll e sot Kepi thot kam 3 fakultete e 8 gjuh tē huaja e kan çoroditur keq rinin. I kan hequr sensin e punēs, karakterin, dinjitetin , moralin e çdo gjē. TMERR , TMERR e shkreta rini.

    Përgjigju
  • luli: 28/06/2024 19:19

    E more Gust Boci , apo Marco apo Agostino apo Kristian ... aman na dil prap me ruzare e na jep pak mend .. na trego pak si ja fillove ne borghesiana e pastaj ne acilia me gasprin e recve...

    Përgjigju
  • Kuriozitet: 28/06/2024 17:15

    Kuriozitet kush eshte me i ndershem, dikush qe i ben parate me droge apo dikush qe vjedh shtetin dhe taksat e qytetareve dhe i merr rryshfet njerezve per shkak te pozicionit? Jo per ti dale ne mbrojtje njeriu por Njeri ve koken e vet ne rrezik kurse tjtri ia ve qytetareve ne rrezik. Pastaj droga kerkese oferte eshte, e do e blen, nuk e do- nuk e blen!

    Përgjigju
    • E verteta: 28/06/2024 18:32

      Kurioziteti yt eshte ose naiv dhe i paditur ose eshte serish pjelle e nje injorance te poshter. Te dyja jane krime te renda qe duhen ndeshkuar si akte terroriste. Uroj jo vetem sekurstro per ty nese eshte kjo e dyta, por dhe fund tragjik trafikantesh.

  • Emir: 28/06/2024 15:57

    Po ky sikur ka nja 3 emra te tjere. Se kte kiristina e ka nderruar ne demokraci

    Përgjigju
  • KASAP HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/06/2024 12:58

    Nga kto lloi fundrēnash po vuajn shum shoqēria. Se kta jo vetēm qē helmoin rinin por ju shkatroin dhe mēndjen rinis duke treguar luksin e tyre. Prandaj shteti ti rrasi brēnda kto monstra e mos ti nxjeri mē nga burgu. E nē burg ti von me dhun qē tē punoin mos tē mbahen me taksat e popullit tē varfēr. Pty rac pise.

    Përgjigju
    • Daniel: 28/06/2024 18:45

      Ti dhe shtresa jote si te ndershem dhe intelektual shpresoj qe ne ditet ne vazhdim me kaq mellef ti bllokosh deren e shtepis , saliut, metes rames , kastratit saimir manes dhe lista eshte e gjate. Te vazhdoni nje presion te dhunshem per keta qe po te vjedhin ty personalisht perdit.

  • xxx: 28/06/2024 12:53

    Keta me te tyren "jane ne rregull" dhe nga luksi ne kotec te pulave .Por nuk mjafton .Duhet qe bashke me keta koteci te shtohet me te gjitha gjelat , patat dhe rosat e shpendare ne Banka, Zyra Noteriale, Tatimore e plote te tjere qe kane i favorizuar, kane shkelur rregulla e ligje qe tipat "te benin perpara " . DHE VJEN NJE DITE QE I PAGUAN TE TERA . Kjo duhet te jete morali i faules ,kush shkel paguan koston dhe sipas shkeljes edhe ndeshkimi

    Përgjigju
  • Ale: 28/06/2024 12:53

    Pyesja gjithmone veten si eshte bere me lek ky budallai

    Përgjigju
    • Ehuuu: 28/06/2024 14:06

      Eshte koha e budallenjve

  • Apartament Oferte: 1+1 170 mije €: 28/06/2024 12:24

    Nga keta pjella te pista kane shkuar cmimet e apartamenteve ne Tirane sikur po i blejme ne Dubai. Uroj qe shteti tu bjeri kokes te gjithve!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 28/06/2024 11:47

    Shoket e lali erit,ai trrafikanti eshte fotografuar me lali Erin ne aeroport ne Rome

    Përgjigju
  • Almeria: 28/06/2024 10:44

    Ca nuk bojn me heq vemendjen ONKOLOGJIKU ONKOLOGJIKU ONKOLOGJIKU VRASJE ONKOLOGJIKU MAKABER ONKOLOGJIKU

    Përgjigju
    • Barbar: 28/06/2024 13:34

      Ne rregull. Po dhe te sekuestrosh 50 Milion Euro nuk eshte pak. Te dyja duhet te hetoen

  • Opgj: 28/06/2024 10:19

    Dhe per te gjithe qe se dine jane 3 vellezer trafikant djmet e xhaxhait te Nores nuses se blendi klosit sponsor te blendit ne fushate dhe pjese e ps

    Përgjigju
    • Rumani.E: 28/06/2024 14:09

      Hetojeni mire kete tipin andej nga Roma ka bere namin ky. Nja 2 hidrocentrale qe vazhdojne punen ato.Ato dyqanet e modes se leshit dhe shume e shume te tjera.A i ka thene ndonjehere mamase se vet ky se me cfare merret.

  • Ky dhelpra diheshe se pastronte: 28/06/2024 10:05

    Ben si njeri familjar i mir bamires, po me gjith ato miliona qe pastron pse mos te besh si njeri i mir e familjar . Ishalla ne burg kalon nji pjes jete

    Përgjigju
  • Nora: 28/06/2024 09:45

    Shoku Bes Kallakut, të cilin bashkë me Gjensilën i përdorte si korierë paraje. Gjynaf se familjarisht e bëri telef instagramin dhe hiqejbe si bamirës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?