Prokuroria e Përgjithshme

Prokuroria: Verifikim pasurisë së Agron Xhafajt, të proceduar edhe 3 zyrtarët e PD

17 Maj 2018, 22:59| Përditesimi: 17 Maj 2018, 23:16

  • Share

Këshilltari për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika tha për Report Tv se organi i akuzës ka nisur verifikimin e pasurisë së Agron Xhafajt si dhe procedim ka edhe për tre zyrtarët e PD të cilët publikuan vide-përgjimin të hënën ku pretendohet një bisedë e dëshmitarit X me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Këta të fundit u kallëzuan nga Agron Xhafaj për sajimin e përgjimit, pasi siç pretendon ai, zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se ka procedime penale të regjistruara, njeri në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Agron Xhafa dhe tjetri në Prokurorinë për Krime te Renda kryesisht për verifikimin e pasurisë së vëllait të ministrit.

"Nga të dy Prokuroritë po rakordohet për një hetim të përbashkët, për bashkim procedimesh".

Denion Ndrenika, Këshilltar për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?