Prokurorja Fatjona Memçaj sot para KPK

Deklaroi dy apartamente 100 m2, vendimi i KPK-së për prokuroren Memçaj më 3 maj

30 Prill 2018, 07:47| Përditesimi: 30 Prill 2018, 11:25

  • Share

Sot, prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, për t’u njohur me rezultat e kontrollit të saj, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Prokuroja ka deklaruar një pasuri normale në raport me të ardhurat e ligjshme, megjithatë fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurive të saj do ta thotë sot komisioni i Vetingut, i cili në bashkëpunim me hetuesit ndërkombëtarë kryen hetim të thelluar për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren nën kontroll.

ILDKPI ka paraqitur një raport për prokuroren me konstatimin se ka deklarim të skatë me burime të ligjshme dhe s’ka kryer fshehje pasurie dhe as ndonjë deklarim të rremë.

KPK është shprehur se ka kryer një hetim të thelluar administrativ për pasurinë e prokurores.

Prokurorja ka deklaruar një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motorr Vespa dhe llogaritë bankare.

Sipas drejtorisë së informacionit tw klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.

Për sa i përket analizës profesionale, ndaj saj ka dy denoncime nga qytetarët.

Sipas KPK-së prokurorja ka qenë bashkëpunuese gjatë procesit të vettingut.

Vetë prokurorja Fatjona Memçaj është shprehur: “Rezultatet e verifikimit të vettingut për mua janë korrekte. Nuk kam kontestim. Kërkoj të rikonfirmohem në detyrë”.

Vendimi KPK-së për Memçajn do të merret më 3 maj.

Memçaj deklaron se ka dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2003 deri në vitit 2016, kanë ndërruar 9 makina. Ata deklarojnë makinë me vlerë 250 000 lekë në 2003, makinë Volkswagen 350 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 220 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 150 000 lekë në 2005, makinë Opel 375 000 lekë në 2006, Golf 4 6 mijë euro në 2008, makinë tip Smart 2 mijë euro në 2009, makinë benz 800 000 lekë në 2011 dhe makinë Audi 2 500 euro në 2015. Prokuroja Memçaj deklaron mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.

Komento

Komente

  • NENA: 02/05/2018 09:26

    Kemi 30 vite qe punojme burre e grua dhe na duhet edhe 8 vite te paguajm kredine per te arritur nje shtepi te vetme ,gjithje nese do mund ta perfundojme

    Përgjigju
  • Shqiptari: 30/04/2018 13:19

    Vetem per kuriozitet, a ka ndonje prokurore a gjyqtare qe ka vetem 1 shtepi? Keto duhej ta kishin zbrazur gjithe sistemin prokurori e gjykate, dhe te mernin vetem te rinj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?