Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

Punonjësi i gjykatës Lezhë ankohet në ILD për prokuroren: Zbuti veprën penale për dhunuesin

16 Qershor, 14:10| Përditesimi: 16 Qershor, 20:09

  • Share

Prokurorja e Lezhës, Irena Sufaj është bërë objekt ankimimi në Inspektorian e Lartë të Drejtësisë nga një punonjës gjykate.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një procedim penal të goditjes për shkak të detyrës të një punonjësi gjykate, ngjarje e ndodhur në muajin tetor të vitit 2023. 

Sipas punonjësit të gjykatës, një ditë para përfundimit të afatit të hetimeve prokurorja e Lezhës Irena Sufaj, ka vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Goditja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, në nenin 90 i Kodit Penal “Dëmtime të tjera me dashje” dhe në kundërshtim me ligjin këtë vendim prokurorja nuk ja kakomunikuar viktimës së veprës penale.

Ndër të tjera, punonjësi i gjykatës pretendon se një ditë pasi kishte ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale dhe pa ja komunikuar këtë vendim viktimës, prokurorja ka përfunduar hetimet dhe njëkohësisht ka vendosur pushimin e çështjes, për autorin e ngjarjes.

Bazë e ankimit të punonjësi të gjykatës është se referuar ligjit procedural penal, për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale organi i akuzës me marrjen e vendimit duhet të vërë në dijeni viktimën, dhe për të drejtën e njohjes me aktin si dhe sipas rastit, për të paraqitur ankim në Gjykatë, por kjo nuk ka ndodhur në rastin në fjalë.

Më 4 qershor, në përgjigje ndaj ankimuesit, ILD thotë: Ankesa juaj është regjistruar dhe do të shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në përputhje me parashikimet e Pjesës V, Kreut II të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe parashikimet e Pjesës IV, Kreu I dhe III të ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, dhe ju do të njoftoheni për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?