Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe 3 nga fëmijët e tij janë paditur nga prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, në saj të një hetimi të kryer prej 3 vitesh për lidhur me bilancet financiare të bizneseve të Trump, raporton BBC.
Padia, e depozituar në një gjykatë bë Nju Jork akuzon Organizatën Trump (biznesi familjar i ish-presidentit) për përfshirje në akte të shumta të mashtrimit në lidhje me deklaratat vjetore të financave të Trump nga viti 2011 deri në vitin 2021. Përveç ish-presidentti, të paditur janë dhe fëmijët e tij Donald Trump Jr, Ivanka Trump dhe Eric Trump.
Në padinë e ngritur kundër tij prej më shumë se 200 faqesh, Prokurorja Letitia James, pretendon se mashtrimi përfshin të gjitha aspektet e biznesit Trump, përfshirë pronat dhe fushat e tij të golfit.
Sipas padisë, Organizata Trump mashtroi huadhënësit, siguruesit dhe autoritetet tatimore duke fryrë vlerën e pronave të tij duke përdorur vlerësime mashtruese.
“Këto akte mashtrimi dhe keqinterpretimi ishin të natyrës së ngjashme, u kryen nga menaxhmenti i lartë në Organizatën Trump si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për çdo Deklaratë vjetore dhe u miratuan në nivelet më të larta të Organizatës Trump, përfshirë nga vetë ai”, thuhet në padi.
Këto akuza, ish-Presidenti amerikan i konsideron si “gjueti shtrigash” të motivuara politikisht dhe ka mohuar çdo pretendim.