Eranda Laze

KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt

8 Nëntor, 21:49| Përditesimi: 9 Nëntor, 11:10

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 6 nëntor, prokurorja Laze dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Ajo e kundërshtoi bilancin negativ në vlerën 10 milionë lekë, si dhe konstatimet për udhëtime me persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Eranda Laze u emërua prokurore në Vlorë në vitin 2004. Aktualisht ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?