Libri “Bota shqiptare e Branko Merxhanit” i Ndriçim Kullës u promovua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Studiuesi Kulla, ka si qëllim që përmes këtij botimi të nxjerr në dritë veprimtarinë e Merxhanit gjatë viteve ‘30, si përkthyes, publicist apo dhe botues i “Përpjekjes shqiptare”, që lëvroi rrymën social-kulturore të quajtur neoshqiptarizma. Përsa i përket debateve mes Merxhanit dhe Petro Markos, studiuesi tregon se kanë qenë vetëm për komunizmin
“E mirëkuptoj debatin që është bërë për Branko Merxhanin nga Gani Bobit dhe Viron Kokës, i pari i detyruar nga sistemi komunist edhe i dyti s’ka pas njohje për të. Pavarësisht divergjencave që kishte me Petro Markon, ata ishin miq bashkë. Petro Marko ishte komunist i vendosur, derisa ai e braktisi komunizmit, por jo idetë e majta”, thotë studiues Kulla Ndriccim Kulla.
Mungesën e politikave kulturore në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë që po kalon mbarë bota, e sheh veçanërisht tragjike, për artistët e vendit tonë
“Është tragjike edhe kjo do ketë pasoja afatgjata”, thotw Kulla.
Për Kullën, dhe artistët mund të jenë pjesë e politikës, por kjo e fundit nuk duhet që të udhëheq kulturën, edhe as të përdor kurrsesi artistët në mënyrë tendencioze.
“Këtu është politika që udhëheq kulturën, nuk shikoj një kryeministër të dijes. Nuk është e thënë që artistët të mos futen në politikë, por jo në këtë mënyrë tendencioze”, shprehet Kulla.
Përjetimet që Ndriçim Kulla ka pasur gjatë kohës së komunizmit, mbi veprimtarin e Merxhanit, ka bërë që në këtë periudhë pandemie, ai të botojë këtë libër, me dëshirën edhe shpresën, që edhe brezat pasardhës të njihen me këtë figurë.