Promovohet libri me kujtime i piktorit Simon Rrota, artisti sjell ngjarjet në Shkodër nga viti 1902

11 Shtator 2018, 17:08| Përditesimi: 11 Shtator 2018, 17:36

  • Share

“Po shkruej për vedi e Shkodrën” është titulli i librit me kujtime të Simon Rrotës që u promovua në bibliotekën e Muzeut Historik Kombëtar. Simon Rrota nis të përshkruajë ngjarjet që i kanë mbetur në mendje nga viti 1902. Artisti, që në moshën 14-vjeçare përballet për të parën herë me atmosferën e Pazarit të qytetit, me shumëllojshmërinë e mallrave, sekserët, peshuesit, shënuesit, tregtarët e vegjël e të mëdhenj të ngarkuar me napolona ari.

Këto ngjarje e kanë ndihmuar piktorin shkodran për fiksuar në memorie detaje, që do t’i duheshin për vizatimet e pikturat e mëvonshme. Simon Rrota që ka pasur për mësues vizatimi, por edhe si udhërrëfyes Kolë Idromenon vjen në këtë botim jo vetëm si piktor, por edhe si njeri edhe përkthyer. 

Ka bërë një penelat, një tablo gjigante të Shkodrës me ngjyrat e penelit të tij. Ka futur jetës sociale të Shkodrës, historinë, banesat, rrugët, fasadat, kostumet kombëtare. Me thjeshtësi i pasqyron dhe kjo është bukuria.

Pjetër Logoreci, studiues

Por ky libër sjell edhe detaje të reja për veprën e parë, që është vendosur në teatrin shqiptar. Ishte Gjergj Fishta që i dha përkrahje artistit, i cili do të ndërtonte dekorin e shfaqjeve të pjesëve teatrore, që vetë poeti i kishte shkruar dhe përshtatë për teatrin e sapokrijuar në Kuvendin e Fretërve.

Për veprën e parë është momenti që të themi se është e nevojshme që të korrigjohet diçka. Ne e kemi ditur që shfaqja e parë në teatrin Françeskan të Shkodrës e vendosur prej Fishtës ka qenë një komedi e Molierit, por titulli i saj ka qenë i gabuar, që është “I ligu për mend”. Sigurisht që i ligu për mend është një vepër tjetër e vënë në skenë më vonë, 1912. Ndërsa, në 1905 është vënë në skenë një komedi tjetër, “Mjek përdhuni”, që më vonë është përkthyer në “Doktor padashje”. Këtë na konfirmon piktori Simon Rrota që ka punuar për dekorin e kësaj shfaqje edhe është shumë i besueshëm, se ka punuar për t’u vënë në jetë kjo shfaqje.

Studiuesi Tonin Çobani 

Sipas Çobanit ky korrigjim i parë që duhet bërë për faktin se shfaqja e Fishtës e vënë në skenë aty është në gjuhën shqipe. 

Është ndër shfaqjet e para në gjuhën shqipe, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri, sepse në Shqipëri nuk ka kund tjetër teatër. Nuk ka kund tjetër një Fishtë që punon edhe shkruan pjesë teatrale për t’u vënë në skenë. Është më vonë periudha e rilindjes kur dramaturgjia fillon që të zërë peshën e vet, por që ka edhe teatër. Së dyti edhe Teatri i Françeskanëve thotë që është ndërtuar para vitit 1989. Ne e kemi ditur se në këtë vit është ndërtuar shkolla edhe teatri, ndërsa Simon Rrota thotë që shkolla është ndërtuar më vonë. Më përpara ka qenë bërë teatri. Edhe kjo është e rëndësishme, se teatri nuk bëhet në rrugë me çarçaf, se kërkon komunikim mes artistit, dramaturgut edhe regjisorit.

Studiuesi Tonin Çobani

Dorëshkrimet janë ruajtur nga nipi i Simon rrotës dhe e panë dritën e botimit pa asnjë mbështetje nga institucionet shqiptare, vetëm falë punës së kuratorit Logoreci dhe botuesit Frano Kulli. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?