Promovohet libri/ Mustafa Nano: Frymëzim nga Kongresi i Manastirit, ku për herë të parë u bashkuan gegë dhe toskë!

17 Tetor 2020, 16:30| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 16:39

  • Share

Publicisti Mustafa Nano promovoi romanin “Një javë në Manastir” (14-22 nëntor 1908) në prani të miqve dhe kolegëve. Kureshtja e vazhdueshme e Nanos për historinë, të cilën shpesh ne nuk e njohim sa duhet do të na zhvendos në fillimvitet e shekullit XX në Manastir, ku Ballkani i asaj periudhe përfaqësohej më së miri.

“Kam dashur që të sjell për lexuesin një Shqipëri të 100 vjetëve më parë, si ka qenë Shqipëria edhe Ballkani në atë periudhë. Duke menduar për këtë gjë, pyesja veten; ku do t’i vendos ngjarjet? Cili do të jetë personi qendror? Kam pasur shumë dilema. Vendin e ngjarjeve e gjeta lehtë. Në shekullin XX Manastiri është quajtur qyteti i konsujve dhe qendër e Rumelisë për dekada të tëra. Por, ajo që e bënte të veçantë Manastirin, ka qenë natyra multietnike. Për këtë arsye unë mund të them se Manastiri në vitin 1908 ka qenë një copëz fantastike, që përfaqësonte Ballkanik e asaj kohe”, shprehet publicisti Nano.

Leximi i shënimeve të udhëtarëve që kanë vizituar Shqipërinë, ka ndikuar që publicisti në këtë libër ngjarjet t’ i rrëfej ‘me sytë’ e një anglezi, por pa u qëndruar besnikë personazheve historikë të kohës.

“Shikoj Ballkanin dhe botën shqiptare të shekullit XX me sytë e një anglezi, që përveçse është vizitor ka edhe halle të tjera. Por, nuk përshkruaj në mënyrë besnike personazhet historikë, si  Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën< Faik Konicën apo Edit Durhamin. Ka një besnikëri të pjesshme”.

E vërteta e ngjarjes së Kongresit të Manastirit në nëntor të vitit 1908, ku për herë të parë gegë e toskë u bën bashkë, për rëndësinë që ka duhet që të njihet nga çdo shqiptar mendon publicisti

“Ky sfond historik më ka bërë mua që të bëja më të rrjedhshme fabulën e romanit, duke ndriçuar ngjarjen e Kongresit të Manastirit, që për mua është ndër më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë. Për herë të parë në histori u bënë bashkë gegë edhe toskë, myslimanë edhe të krishterë. Një sens të tillë bashkimi, që na e sjell kjo ngjarje, s’ka ekzistuar më parë për shkak të vetëdijes së dobët të shqiptarëve, por as më pas, sepse shqiptarët e kanë çuar vendin deri në prag të luftës civile, siç ndodhi në vitin 1997. Prandaj, mendoj se ajo ngjarje evidenton më të mirën e sojit të shqiptarëve, që ne duhet ta konservojmë edhe ruajmë”.

Për romanin referuan dhe publicistët dhe studiuesit Piro Misha, Ilir Yzeiri, Ermir Nika dhe Suela Balo.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?