Kultura

Promovohet libri “politika dhe ide” i Valentina Leskajt! Politikania e njohur: S’ka kulturë bashkëpunimi, po vjen duke u shuar vija ndarëse mes PS dhe PD

17 Qershor 2021, 12:48| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 12:59

  • Share

Është promovuar këtë të mërkurë libri “Politika si ide” i politikanes së njohur të Partisë Socialiste Valentina Leskaj. Ky libër i botuar nga “Toena” vjen pas tri dekadave të eksperiencës personale politike dhe kontributit të zonjës Leskaj në shoqërisë civile. Botuesja Irena Toçi rrëfen rrugën e daljes në dritën e botimit të librit “Politika si ide”.

Librin e kanë vlerësuar edhe Alda Bardhyli, drejtoresha e Librit në Ministrinë e Kulturës, akad. Adrian Civici, shkrimtarja Diana Çuli, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha e të tjerë për larminë e tematikave të trajtuara dhe për analizën e thellë të politikave publike nga të dyja kahet e spektrit politik shqiptar.

Ky libër nis me një tekst të shkruar për lëvizjen feministe dhe të drejtat e gruas në shoqëri, ku vetë autorja Leskaj, siç dëshmohet përgjatë faqeve të të gjithë librit, ka kaluar në kauza në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Por idetë politike të zonjës Valentina Leskaj shkojnë përtej kësaj tematike, drejt kërkesave për një pjekuri demokratike të shoqërisë.

Ky libër është një dritë jeshile për daljen nga fatkeqësia, që siç e pohon dhe autorja; nuk ia kemi dalë të ndërtojmë një demokraci funksionale, ku shteti ligjor, rendi dhe ligji të funksionojnë sipas parametrave të një shoqërie moderne europiane.  

Valentina Leskaj

1623927535_1623926919LIBRILESKAJ.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?