Promovohet vëllimi poetik “Bisedë në absurd” në COD, Anila Varfi: Jetojmë në kohën e ambalazhit! (VIDEO)

6 Mars 2020, 14:43| Përditesimi: 6 Mars 2020, 16:00

  • Share

Përmes së djeshmes dhe të sotmes, por edhe përmes gjurmëve të largëta të fëmijërisë, që kanë lënë shenjë në qenien e saj, kineastja Anila Varfi rikthehet tek lexuesi me vëllimin poetik “Bisedë në absurd”.

Vargjet e Varfit hera-herës edhe në gegnisht janë për shpirtin njerëzor, dashurinë, brengën, dhimbjet nga humbjet e mëdha, por edhe për padrejtësitë, me të cilat autorja ka zgjedhur mos të bëjë pakt, por të jetë e drejtpërdrejtë.

 “Jetojmë në një kohë që ka nevojë për ambalazh, por mua më shumë më pëlqen brendia.  Kujtesa ime mbështetet fortë tek e djeshmja edhe e sotmja, ato janë elementët kimikë, që kur bashkohen gjejnë rrugën për tek fjala dhe përpiqen që të krijojnë atë që do të jetojë gjatë. Fëmijëria ka lënë gjurmë shumë të forta tek unë, prandaj i rikthehem herë pas here. Ndërsa sjell vargjet në genisht, sepse mendoj se emocioni që ti do të thuash ka më shumë ngjyresa. Më vjen më e dashur, se në gjuhën standarde fjala”, shprehet autorja Anila Varfi.

Gjatë këtij promovimi që u moderua nga Milena Selimi në Qendrën për Hapje edhe Dialog, nuk mungoi as mirënjohja për bashkëpunëtorët e librit, Blerta Xhomo edhe botuesin Gëzim Tafaj.

“Motivi i kësaj përmbledhjeje është i papërcaktuar në kohë edhe hapësirë, nga vetja tek vetvetja, por duke pasur parasysh edhe tjetrin, atje përballë. Është një motiv që rrok të gjithë problematikën e sotme në socio-urbanizëm. Nëse nuk do ta kishte këtë ky libër, nuk do të kishte edhe emocione të tepërta. Është një gjeografi kur mendon se është mbyllur gjithë segmenti i problematikave del në një kah tjetër”, thotë botuesi Tafa.

Kinestja Anila Varfi është autore edhe vëllimit poetik “Hyj ndër yj”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 30/03/2020 00:41

    Nuk mendoj se eshte i drejte, pasi edhe ata kane nevoja bazike per buke apo ilace, dhe nuk ka kush i sherben, duke qene se edhe orari per pazar eshte 1 ore ne 2 dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?