Një sipërfaqe toke prej 21.091 m2, që ndodhet brenda teritorit të spitalit ushtarak,pritet të sekuestrohet nga prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit mësohet se i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për sekuestrimin e kësaj pasurie që është tjetërsuar në mënyrë kriminale duke falsifikuar një sërë dokumentesh.Prokurori Ervin Karanxha kërkon vendosjen e masës së sekuestros për këtë pasuri, me qëllimin e vetëm për të mos i lënë mundësinë poseduesve që këtë pasuri ta shesin tek persona të tjerë.Pritet që në ditët në vijim policia të ekzekutojë në hipotekë dhe në terren vendimin për sekuestrimin e kësaj pasurie që i përket spitalit Ushtarak, por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara është marë nga disa individë privatë.
“Shqiptarja.com” mëson se sipërfaqe toke prej 21.091 m2 është tjetërsuar në mënyrë spektakolare, nga disa persona, ku mes tyre shfaqe dhe emri i biznesmenit Dritan Llanaj që administron kompaninë e ndërtimit “Mesaplik-05”. Pak ditë më parë Kadri Pazari, Arben Çaçi dhe Dritan Llanaj janë arrestuar nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se kanë kryer vepren penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale me pasoja të rënda në dëm të shtetit shqiptar dhe viktimës Gazmend Fortuzi, e kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.
Llanaj gjatë marjes në pyetje mësohet se ka shfaqur interest ë bashkëpunojë dhe për pasojë për të është vendosur një masë sigurimi më e butë në gjykatë, ajo e “arrestit në shtëpi”. Nga të dhënat e përfituara deri më tani nga hetimi, ka rezultuar se përfituesit kryesorë të kësaj skeme falsifikimi, janë shtetasit e mësipërm, pasi ata kanë përfituar pronën në mënyrë të paligjshme duke e tjetërsuar më pas me ndihmën e personave të tjerë. Më tej kjo pronë është shitur me një vlerë prej 4 milion euro, dhe mbi bazën e dokumentave të falsifikuara është marë dhe leja ndërtimore nga bashkia e Tiranës.
Ky fakt tregon se kemi të bëjmë me një veprimtari të rëndë kriminale ku brenda ditës kryhen veprime dhe nga akti noterial del se janë dhënë 4 000 000 euro, të cilat nuk dihet origjina e tyre. Pra falsifikohet dokumenta me qëllim për të futur në punë para të cilat nuk i dihet burimi i tyre dhe më pas legalizohen nëpërmjet legalizimit. Faktet e konstatuara nga hetimi pasqyrojnë mjaft qartë se përfituesit, falsifikatorë, përfaqësues të familjes “Pazari” me ndihmën e punonjësve të korruptuar të ZVRPP kanë mundur të rregjistrojnë këtë pronë duke hequr kufizimin e disponuar nga vendimi origjinal i KKK i Pronave që ja kthen këtë pronë kur Spitali Ushtarak të privatizohet si dhe duke shmangur edhe mbivendosjen gjatë proçesit të rregjistrimit ndërmjet vendimit të KKK i Pronave nr. 232 te vitit 2000 dhe pronës shtetërore, pjesë e inventarit të Ministrisë së Mbrojtjes, teritorin e SUQU.
Nga personat e interesuar është bërë e mundur të falsifikohet vendimi nr. 232 datë 6 korrik 2000 të KKKP pikërisht në faqen 3-të të tij, në pikën 1-e, ku bën fjalë për truallin me sip. 21.841 m2, brenda teritorit të Spitalit Ushtarak duke ndërhyrë, falsifikuar, fshirë një pjesë të fjalisë:”…i kthehet z.Sheh Ali Pazari pronësia mbi këtë truall, kur spitali të privatizohet….”, duke e lënë vetëm fjalinë : “…i kthehet z. Sheh Ali pazari pronësia mbi këtë truall…”.
Po prona te ish klubit te partizanit perse nuk i kthehet shtetit? Kerkojme pergjigje
Përgjigju