Prona dhe para për të liruar vëllezërit Aliko/ Dosja me 28 të arrestuar ndahet mes Përmetit dhe Gjirokastrës

29 Shkurt 2020, 12:10| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 14:37

  • Share

1582974639_HenriCili0.jpg

Dosja me 28 të arrestuar nga Prokuroria e Përmetit, ku mes të ndaluarve është dhe botuesi dhe analisti Henri Çili, është ndarë në dy pjesë. Kjo pasi disa persona si Alfred Aliko, babai i Armando Alikos, që janë arrestuar në Lazarat për akuzën e Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Gjirokastrës. Kjo prokurori do të zhvillojë këtë javë dhe masat e sigurisë për Alfred Alikon e disa të tjerë, ndërsa në prokurorinë e Përmetit, pritet të dalin për t'u njohur me masën e sigurisë Henri Çili dhe 25 persona të tjerë, që janë arrestuar për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ”Mashtrim”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave publike”, “Falsifikimi i dokumenteve”.

Mes përgjimeve të kryera del dhe Gazmir Ajdini, kunati i botuesit Henri Çili, i cili i premton familjes Aliko se Çili, kishte filluar punën dhe kishte takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare. Ndaj që duhet patjetër, të qëndrojnë korrekt me pjesën e pagesave dhe detyrimeve për dorëzimin e pronave, dy apartamente në Velipojë dhe një sasi të konsiderueshme financiare. Qëllimi ishte që Henri Çili të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, për të përshpejtuar dosjen penale të vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, ku sigurisht ishte premtuar për rrëzimin e burgimit të përjetshëm. Dy vëllezërit Aliko, janë dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA Ibrahim Basha. /Nga Elton Qyno


Lajmi kryesor:

Pas arrestimit të bujshëm Henri Çili mohon akuzat: Çdo gjë është e manipuluar! Do i kundërshtoj me prova dhe fakte


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?