Aleksandër Laho

Kronikë

Prona shtet në Gjirin e Lalëzit kaloi në duart e bandave, ‘Rrumi i Shijakut’ flet me të vëllain për dhënien e ‘kafeve’: Fola me Monikën, m’ka kërku me nejt korrekt

6 Tetor, 11:39| Përditesimi: 6 Tetor, 11:50

  • Share

Dosja voluminoze e SPAK ka zbërthyer pazaret mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve shtetërorë të përfshirë në mashtrime e falsifikime dokumentesh lidhur me disa prona në Durrës. Këtu një rol të rëndësishëm ka dhe Aleksandër Laho ndryshe i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili me një ndikim të frikshëm në Kadastrën e Durrësit, u jepte prona aleatëve për t’i ndihmuar në eleminimin e kundërshtarëve.

Nga dosja hetimore është evidentuar një bisedë e zhvilluar në aplikacionin SkyECC e zhvilluar mes Aleksandër Lahos dhe vëllait të tij, Vullnet Muçës. Ky i fundit i thotë Rrumit të Shijakut se ka folur me ‘Monikën’ dhe ‘Fredin’ po nga i njëjti aplikacion.

Nga biseda por edhe në dosje nuk ka më tepër të dhëna se kush është Monika apo Fredi që i referohen në bisedë, ku bëhet fjalë për një pronë që fillimisht ka qenë hapësirë e shtetit e më pas përmes tjetërsimit ka kaluar në pronësi të personave të tjerë.

Pjesë nga dosja hetimore:

1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.

L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.

1D6E0D– Kte jav nga e premjta

Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.

L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet

1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja! Vrasja e Edmir Bregut fut në hall Avdylajn: Inshallah kemi fat o Allah


K.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?