Ky është Sokol Xhura, në depon e të cilit është gjetur një arsenal me armë. Depoja është zbuluar dy ditë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Armët ishin izoluar në një dhomë në brendësi të murit. Është dashur ndërhyrja dhe shembja e këtij muri për të zbuluar më par armët e kalibrave të ndryshme, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe po kërkohet për t’u arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka shkuar prej disa javësh.
Lajmi kryesor: