Biznesmeni francez Maxhid Alavaz dhe Elona Bejo

Çifti i njohur i fermës në Këlcyrë përfundon në polici, francezi kanosi partneren shqiptare (DETAJET)

24 Qershor 2020, 16:01| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 18:54

  • Share

KËLCYRË - Çifti shqiptaro-francez të cilët kanë marrë jehonë në media për biznesin e tyre të veçantë në fshatin Ballaban në Këlcyrë që vizitohet edhe nga personazhe të njohur, këtë radhë janë bërë lajm jo për turizmin, por për një konflikt mes tyre që përfundoi në polici.

Fillimisht policia raportoi se francezi Maxhid Alavaz, 58 vjeç u shpall në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa u shoqërua bashkëjetuesja e tij, shqiptare Elona Bejo për moskallëzim krimi. Francezi nuk u gjet në banesë 2 ditë më parë por këtë të mërkurë u vetëdorëzua në polici, dhe tashmë të dy po hetohen në gjendje të lirë.

Në një njoftim të dytë zyrtar, policia zbuloi se 58-vjeçari ka kërcënuar me fjalë partneren e tij 38-vjeçare dhe do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.

Çifti i njohur, në një intervistë për Report Tv 2 vite më parë tregojnë se bëjnë një jetë fshati në biznesin e tyre “Ferma Albanik”, pa internet, mjaft të lidhur me natyrën, kafshët dhe produktet bio që ofrojnë për turistët që vijnë.

Njoftimi i pare i policise

Posedonte armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim nga policia, arrestohet në flagrancë bashkëjetuesja  për "Moskallëzim krimi". Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasen E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale ""Moskallëzim krimi".  Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëjetuesit të saj, shtetasit francez M.A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme

Njoftimi i dyte i policise

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datën 22.06.2020, ku në fshatin Ballaban, Këlcyrë, në banesën e shtetasit M.A. u gjet një armë zjarri si dhe ky shtetas kishte kanosur me fjalë bashkëjetuesen,shtetasen E.B.,  në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet për në veprat penale ‘’Armëmbajtja pa leje” dhe ‘'Kanosja’’. Ky shtetas është  shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe në përfundim të veprimeve me urdhër të Prokurorit po ndiqet në gjendje të lirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 24/06/2020 23:38

    PO cfare francezi ishte ai,,,ai ishte nje maroken zdroms...

    Përgjigju
  • Mirditor: 24/06/2020 23:28

    Prapaskena bëjn edhe në Francë sa të duash.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 24/06/2020 21:08

    Ky po qe eshte integruar komplett ne kulturen shqiptare, ne knej jasht vendit kena 30 vjet dhe nuk po integrohemi me Kulturen europiane.... Bravo te madhe francezit

    Përgjigju
  • Eni: 24/06/2020 19:48

    Ore se c’po hapet dhe nje bujtine tjeter ketej nga Kelcyra. Mban ere konkurence kjo histori. Me duket se ia ka futur vetes ai i bujtines tjeter se do i dalin te palarat ne shesh shume shpejt.

    Përgjigju
  • Elio: 24/06/2020 17:06

    Intriga tipike katunaresh provincial.Paskan gjet si me ja fut,sigurisht ndonje pushtetar barkderr i zones se katundit,ose "businessman" lokal e kane bere intrigen.Histori shqiptare.

    Përgjigju
  • Beni: 24/06/2020 16:37

    Na habitet me kete arrestimin e kesaj bashkjetuses se francezit dhe trajtimit te tij.Edhe per kriminelet arnautas nuk sillen keshtu.Francezin e trajtokan si kriminel.

    Përgjigju
    • besa: 24/06/2020 19:12

      pse te duket me i mire burre ky francezi kot me pyet

  • Shaban: 24/06/2020 16:22

    Konkurenca vret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?