Anisa Dine, vendosi që para 8 vitesh të hapë një biznes me rroba. Puna i eci mirë, por tashmë nuk ia del dot e vetme. Për t’i shërbyer më mirë klientëve, është në kërkim të një shitëse.
Ky njoftim është afishuar prej 2 muajsh, por ende nuk ka gjetur punonjësen që i përmbush kërkesat e pakta që ajo i shtron: Komunikim dhe qytetari.
“Sa ti informon për oraret, rregullat nuk paraqiten për herë të dytë...e çuditshme është se nuk e dinë se çfarë duan apo ju pëlqen. Për rrogën, njëherë ju pëlqen, njëherë jo, por më shumë është disiplina e punës që ju mungon...vajzat vijnë, nuk përshëndesin. Pyetja e parë është cilat janë turnet. Janë shumë të pa edukuara. Kur paraqitesh për punë është dhe ana estetike, por ju mungojnë. Vijnë për të kërkuar punë me barkun jashtë”, tregoi Anisa.
Si Anisa, ka edhe shumë të tjera që janë në kërkim të punëtorëve. Gati në çdo biznes janë vendosur afishe njoftimi për vende të lira pune.
“Nuk është hera e parë që ne e vendosim. Ka shumë mungesë njerëzish. Vijnë për punë, mosha mbi 50 vjeç. Një grua 50 vjeç nuk e përballon fluksin e dyqanit që kemi ne. Për 6 orë e gjysmë e kemi 400 mijë lekë. Nuk ka njerëz, zero”, tha një tregtare.
Por ndryshe mendojnë të punësuarit. Paga është një nga shqetësimet më të mëdha, veçanërisht në këtë periudhë krize globale ku çmimet në Shqipëri janë rritur ndjeshëm.
“Kjo rrogë që është këtu nuk kënaqemi fare”, tregoi një i ri.
“Jam në punë prej gati 7-8 muajsh. Ekonomia, një e ardhme më e mirë të gjitha ndikojnë. Punoj shitëse. Nuk është rroga e kënaqshme, por meqë kam shkollën afër”, tha një e re.
Edhe për ekspertët e punësimit, paga është dera e parë që e afron apo e largon të interesuarin për punë.
“Çdo pagë që nuk është në një nivel të arsyeshëm dhe që lidhet me vështirësitë e jetesës, përbën një punë që nuk preferohet. Edhe tendenca e largimit të të rinjve jashtë vendit lidhet me mungesën e punëtorëve. Të rinjtë po bëhen dhe më kalkulativ dhe analitik, pasi synojnë të gjejnë një punë që lidhet me investimin që kanë bërë tek vetja”, tha eksperti i punësimit, Erion Muça.
MUNGESA E QYTETARISÈ fillon tek mènyra se si "sipèrmarrèsit" e mendojnè pozicionin e tyre. Punètori, pèr ta, duhet tè jetè skllav, ndèrsa ata skllavopronarèt. Nga mèngjesi nè darkè nè punè, me orare qè nuk kanè tè bèjnè me kushtet minimale tè njè kontrate qè garanton minimumin e tè drejtave. Mungesa e njè politike qè mbèshtet dhe kontrollon respektimin e kètyre indikatorève, bèn qè punètori apo punètorja ti nènshtrohet abuzimit. Shqipèria e sotme, e "biznesit narko" ,,èshtè njè shembull i rènies sè shtetit dhe çorganizimit shoqèror. Pèrsa kohè kjo mendèsi nuk ndryshon, shpopullimi i vèndit nuk do tè ndalet. Njè kryeministèr qè e ka mè tè lehtè tè bèjè show, flet mè shumè se 1000 fjalè pèr rrènimin e gjithçkaje nè Shqipèri. Opozitè, nuk ka ky vènd. Ata nongrata qè bèjnè sikur janè alternativa qeverisèse, vetèm se tè japin shtysèn e fundit tè ikèsh nga sytè kèmbèt.
PërgjigjuEnveri i beri shfrytezusit e asaj kohe qe te ndjeheshin ndyrsirat e ndyrsirave, me i fjal nderhyri qeverisja e vendit, edhe sot duhet puna e qeverise qe te ndryshoje ndonje gje,hajde shnet
PërgjigjuPlan I gabuar biznesi
PërgjigjuBisneset shqiptare jo vetem punetoret e thjeshte pir dhe te kuslifikuar i trajtojne pa kriter per pagen.Rinia iken se ketu bisneset duan te fitojne maksimumin duke ulur kostit ku barra kryesire jane pagat e uketa.Nje tjeter fenomen negativ per bisneset eshte ngutja oer te rikthyer parat e investimit sa ne shpejt te jete e mundur duke dhene oaga te oadesheruara per punonjesit dhe sidomos te rinjte .Rrusni pagen qe te plotesoni mungesen e te punesyarve.Ne Shqiperi ky fenomen eshte te oakten prej dy dekadash
PërgjigjuMashtrojn as sigurackonet nuk te paguajn Dyqani me veshje kam qen vet ishte dhe person publik ajo qe e kishte e degjeneruara pa edukat nuk e di si e mbajn ai televizjoni As ne bank sdonin tma hidhnin rrogen me moren 15 e kuptuan qe un ju pash disa gjera qe nuk i permban ligji e me hoqen me aresyen se skishin pun dhe spaguanin dot Pale rroga 7 ore 2 qinde muj skandal as dit pushimi Nese do beje do punoje nje dit 12 ore qe te pushoje diten tjeter Aty te brryli esht Cmimet e rrobave ne tratosfer super te shtrejnta dhe malli kinez E cfar do rrin njerezit ktu a e mendoni ju Ikni o rini ikni o moshe 5p vjec sakeni dhe pak fuqi ikni nga ky vend i mallkuar
Shumica e tregetarve u pin gjakun puntoreve ,jasht orarit nuk I paguajn ,ditet e festave jo,leje te zakonshme jo,te sigurojn per 4 ore dhe duhet te punosh mbi 8ore,ja pra keto jane qe njerzit sduan te punojne ne shqiperi...
PërgjigjuPo me 300 mi lek qe u jepni ju o te pangopur qe nga trafikant u bete bixgesmena normale qe do ikin ata.per vete bridhni me makina nga 50 mi euro ata i tallni.yyyy qener dheu
PërgjigjuDuan skllever dhe jo punetore, qe te punojne 7 dite ne jave, pa siguracione e me rroga qesharake
PërgjigjuPaguani puntoret sa duhet jo me rroga si ne kine. Paguani 70€ dita e vij un nga Belgjika.
PërgjigjuOre te paguajn sa Greqi €30/35 se vij dhe Une nga Eladha. Po pronaret me Range Rovera e X6, punetorji me 10 mij lek. Po ka me Kulak se Shqiptari. Sidomos pas 90. Me te pi gjakun nuk kenaqen. Dhe ejjjj o njerez, qeshbi pak ok
A pranoni Shitës Pa e ne fund dhe Pa monifund, me pantallona dmth???
Përgjigju