Stadiumi 'Anfield Road'

Sport

Pronarët e Liverpoolit duan të blejnë klubin e La Ligas spanjolle

19 Qershor, 15:38| Përditesimi: 19 Qershor, 15:41

  • Share

Fenway Sports Group (FSG), grupi amerikan i investimeve që zotëron Liverpoolin, është duke studiuar mundësinë për të hyrë fuqishëm në La Ligan spanjolle të futbollit, me synimin për të blerë klubin e Getafes. Lajmi është raportuar nga prestigjozja AS, sipas së cilës bisedimet janë në faza paraprake, por interesi është real dhe konkret.

Investitorët amerikanë janë tërhequr nga projekti i rindërtimit të stadiumit të miratuar së fundmi, si dhe nga pozicioni strategjik i klubit, shumë pranë Madridit, një avantazh logjistik dhe tregtar i konsiderueshëm.

FSG, e cila përveç Liverpoolit ka në pronësi edhe ekipin e bejsbollit Boston Red Sox dhe skuadrën e hokejit Pittsburgh Penguins, ka qenë aktive në kërkimin e një klubi tjetër evropian për të zgjeruar portofolin e saj sportiv. Më herët, në korrik të vitit 2024, grupi ishte në bisedime për blerjen e Bordeaux në Francë, por marrëveshja dështoi për shkak të problemeve me të drejtat e qirasë së stadiumit.

Getafe që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e 13-të, shihet si një klub me potencial për zhvillim, me struktura të qëndrueshme dhe një projekt ambicioz për të ardhmen. Nëse marrëveshja konkretizohet, ky do të ishte një tjetër shembull i fuqizimit të ndikimit amerikan në futbollin evropian, veçanërisht në ligat elitare si La Liga dhe Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?