Pronarët e restorantit në Berat falënderojnë Melonin që pagoi faturën e turistëve: Paratë do t’i ruajmë si kujtim dhe për ‘syrin e keq’

19 Gusht 2023, 16:03| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 20:20

  • Share

BERAT- Pamjet ku turistët italiane u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën u bë virale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Kjo ka nxitur interesin e mediave edhe në vendin fqinj pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kur u njoh me historinë, urdhëroi stafin diplomatik të ambasadës që të kryejë pagesën.

Pronarët e restorantit kanë bërë një reagim publik, nga ku kanë falënderuar kryeministren italiane për pagesën, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim e kundër syrit të keq. Për pronarët, gjithë kjo 'zhurmë' shërbeu për mirë, pasi iu bë një publicitet i madh qytetit të Beratit.

“Gazetarë dhe televizione, shqiptare dhe italiane, kanë ngulmuar, por ne nuk kemi dhënë asnjë intervistë. Ata qytetarë italianë që u larguan pa paguar i kanë bërë një publicitet të madh qytetit tonë. I falënderojmë! Siç e thamë që prej asaj dite, nuk kishte asnjë problem, italianët këtu janë si në shtëpinë e tyre. Vijnë shumë këtu, si familja jonë dikur në Itali kur ishim emigrantë. Siç e thamë edhe ushqimi u patë pëlqyer shumë dhe shpresojmë që t’i kenë shpenzuar ato lekë për diçka të mirë”.

Pronarët e restorantit kanë vlerësuar gjestin e kryeministres italiane, por edhe faktin se zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj.

“Falënderojmë me zemër Giorgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, punojmë fort si familje, dhe nuk fitojmë aq shumë sa të mos na bëjnë përshtypje ato lekë. Por kjo nuk është çështje lekësh për ne dhe jemi prekur shumë nga ai gjest! Një shembull i madh dinjiteti që një nënë e mirë dhe rigoroze jep në shtëpinë e saj. Je e madhe Giorgia! E duam shumë dhe si gjysmë italianë që jemi! Na ka nderuar shumë për faktin që erdhi me pushime në Vlorë! Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni! Viva Itali Viva Albania”, shkruan më tej, Gabriela Kadena pronare e e restorant 'Guva Mangalem'.

Në një reagim zyrtar ambasada italiane bëri të ditur se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë. Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur paratë publike. Përmes një reagimi të dytë, ambasada italiane në Tiranë sqaroi dje se paratë ishin të Melonit.

Vetë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri një reagim në rrjetin e saj social Facebook ku sqaroi opozitën lidhur me incidentin me 4 turistët italianë në Berat. Meloni tha se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita. Kujtojmë se fatura kushtonte 80 euro. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 19/08/2023 23:16

    Late nam per zotin Italia ka mbi 30 vite qe duron poshtersite tona . Kryeminister trap se ka shokun per traplleqe.

    Përgjigju
    • Ervin lulja: 20/08/2023 07:00

      Po pse e grup vetem per poshtersina njifen shqiptaret ne itali ? Per gjana te mira e pun shembullore ske ngju nai her ti apo sjeton ne tok ti , u njifkemi vec per poshtersina si gjith njerzit qe emigrojn ka tmir ka te kqij , ti mduket bake pjes ke ato santot

  • Qobani: 19/08/2023 20:05

    Kjo bi me ndjenja njerëzore tek ashtë krenaria e Evropës,jo si hajdutët me lojrat e peramidës e varfruan Popullin,kan mar rrugët e botës për nji kore bukë

    Përgjigju
  • Hasani: 19/08/2023 18:27

    Te ishte Mihal Kokedhima pronari i lokalit do tja u rregullonte qefin si jua beri spanjolleve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?