Anton Rasaj, pronari i azilit të pleqve ‘Orenda’ në Pejë ku u dhunua e moshuara ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë dhe se punëtoret i ka larguar nga puna.
“Kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! Unë Anton Rasaj sot si aksionari më i madh në shoqërinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.
Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t'i ndjekim përgjegjësit në procedurat tjera ligjore po ashtu”, tha Anton Rasaj.
Lajmi kryesor: