Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në në Policinë e Durrësit. Fillimisht prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”. Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Por, kjo llogari e hapur me drejtësinë, nuk e ka penguar Osmanin që të vijojë të përfitojë fonde publike, duke fituar tendera të rinj dhe zbatuar kontratat e mëparshme me institucione të ndryshme publike. Tenderin e fundit rezulton se ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë në datën 30 janar 2020, me objekt ‘blerje vaj’. Fondi limit ishte 9 833 332, ndërsa oferta fituese e kompanisë së Lush Osmanit është në vlerën 9 795 000.
Diferenca e vogël me fondit limit dhe ofertës fituese shpjegohet me faktin se në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompania tjetër, përveç Shpresa.al (me nipt K31321021N). Një procedurë e tillë me vetëm një konkurrent, sipas legjislacionit shqiptar është e ligjshme, por procedura të tilla janë me risk dhe janë më të ekspozura ndaj abuzimeve. Në 16 dhjetor 2019, pra pas shpalljes në kërkim policor, Lush Osmani ka fituar një tjetër tender, tashmë nga Bashkia e Vaut të Dejës, me objekt “Projekte për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitete të pafavorizuara”. Fondi limit rezulton 14 648 445 lekë, ndërsa oferta fituese e Shpresa.al është 13 902 068 lekë. Edhe kjo procedurë rezulton me flamur të kuq, pasi janë skualifikuar të gjitha kompanitë garuese, përveç kompanisë fituese. Që nga viti 2017, Lush Osmani ka marrë rreth 26 tendera të tillë me flamur të kuq, pra me rrisk.
Nga pikëpamja ligjore, ligji për prokurimin publik, në nenin 45, parashikon përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga një procedurë konkurruese vetëm kur janë dënuar me vendim të formës së prerë, për disa vepra penale, ku përfshihet edhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mashtrimi, korrupsioni etj. Ndërkaq, akti special normativ i qeverisë, i miratuar dy javë më parë, shkon më tej, pasi parashikon heqjen e të drejtës për të marrë tendera edhe te personave që janë nën hetim për kryerjen e një grupi veprash penale, ku përfshihet edhe hetimi si pjesë e grupit kriminal. Në rastin konkret, grupi i personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim për tjetërsimin e pronës shtetërore tek Kepi i Rodonit, ku bën pjesë edhe pronari i Shpresa.Al., sipas njoftimit të policisë akuzohen për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.
Kompania “Shpresa-Al Group” u krijua në vitin 2002 dhe brenda një kohe mjaftë të shkurtër u përhap duke zgjeruar portofolin e shërbimeve. Kompania nisi si një iniciativë private e administratorit Lush Osmani. Kjo kompani e filloi aktivitetin e saj me ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve e të mallrave. Më pas kompani u zgjeruar në fushën e informatikës, mekanikës apo ndërtimit.
Përpos tenderave pa garë, Osmani ka marrë edhe tendera me vlera të larta, me kompani të tjera në garë, por nuk ka asnjë ndryshim mes fondit limit dhe ofertës fituese. Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtoreve te Qytetit Tiranë e ka shpallur në 31 janar 2020 fituese kompaninë e Lush Osmanit të tenderit për blerje karburanti. Fondi limit ishte 100 000 000 lekë, ndërsa oferta fituese e kompanisë Shpresa.al është 100 000 000 lekë, po aq sa fondi limit. Zakonisht gara shërben për kursimin e parave të buxhetit të shtetit, por në rastin konkret, për çudi, oferta fituese është e barabartë me fondin limit.
Ndërkaq, në 5 vitet e fundit Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 700 tendera me vlerë 1.554.148.983 lekë tendera.
Mos u lodhni shum se ato tokat ne ishem me ish drejtorat e kadastres i ka nda. Me ani kona me adi iljazaj me liridon pula me ervin krymbin. Kontrolloni pasunine ketyre ish drejtorave te kadastres dhe gjeni tikat e vjedhme. Ndiq parane ka thene soreca. Edhe drejtori aktual cobani me vis pengilin kane bo vjedhje masive te tokave ne durres.
Përgjigjupranej bi termet çaty te ai ven mer pranej!
Përgjigju