Rrënojat e hotelit në Kinë

Bota

Pronari shtoi një kat dhe ndryshoi strukturën, shembet hoteli në Kinë dhe humbin jetën 17 persona, vetëm 6 të mbijetuar

14 Korrik 2021, 09:45| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 09:48

  • Share

KINW- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin lindor të Kinës, Suzhou, pasi një hotel 4-katësh është shembur dhe i ka marrë jetën 17 personave.

Pas 36-orësh kërkimi nën rrënojat e ndërtesës, forcat e specializuara kanë nxjerrë 23 persona prej të cilëve vetëm 6 kanë arritur t’i mbijetojnë shembjes.

 Sipas hetimeve paraprake u zbulua se shembja është shkaktuar si pasojë e punimeve të pronarit të hotelit, i cili i ka shtuar ndërtesës edhe një kat tjetër, duke rënduar strukturën.

“Ndërtesa fillimisht ka pasur vetëm 3 kate, më pas me kalimin e viteve to u bënë 4, pronari i ka shtuar”, u shpreh një banor i zonës.

Ekipet e hetimit të incidentit që rezultoi tragjik, u shprehën se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Hoteli u shemb ditën e hënë dhe menjëherë në vendngjarje u paraqitën 600 punonjës shpëtimi të cilët nuk ndalën ritmin e punës për asnjë moment.

.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?