Pronat e Shëngjinit blihen nga të huajt, agjenti imobilar: Interes i lartë nga polakët, gjermanët, austriakët e çekët

27 Korrik 2023, 16:53| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 17:01

  • Share

Të huajt po shfaqin interes për Shëngjinin jo vetëm për pushimore verore, por edhe për pasuri të paluajtshme. Krahas shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pronat e kësaj zone turistike po blihen në masë edhe nga evropianet, e kryesisht nga Polaket, Gjermanet, Austriakët dhe Çeket.

“Kemi kërkesa të shumta nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Vitet e fundit ka një rritje të lartë të kërkesave nga shtetas të huaj. Çmimet e tregut në Shëngjin janë shumë të përshtatshme për ekonominë e tyre”, tha Emirjan Lazri, agjent imobiliar.

Pavarësisht rritjes së çmimit të apartamenteve me 25%, ku një metër katror shkon nga 800 deri në 2 mijë euro, kërkesat për blerje janë të shumta thotë agjenti imobiliar Emirjan Lazri,  ndërsa zonat më të preferuara janë Rana e Hedhur dhe Kunia.

“Metri katror ka pësuar rritje me 25%. Ka ardhur si pasoje e rritjes së kostos së ndërtimit. Zona më e pëlqyer është zona e Ranës së Hedhun dhe Kunia. Janë zona të qeta dhe pastërtia është maksimale. Ju pëlqen dhe nga Rana e imët”, tha Lazri.

Numri i apartamenteve të ndërtuara vitet e fundit në zonën turistike të Shëngjinit është i konsiderueshëm, por sërish nuk po plotësohen nevojat e tregut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 27/07/2023 18:55

    Ne Shengjin s'ka uje me la syte,Jo ma per gjana te tjera,ne vitet 70-80 kur mund te ket pas as 1000 banore Ka qen bukur , e paster dhe prap ka Ken uji me pikatore! Po sot qe asht bordel i gjalle?

    Përgjigju
    • Veriori: 28/07/2023 00:03

      Era coftine te porti, kurse ne uje era benzine e vaj prej motorave te ujit.

  • Niku: 27/07/2023 17:13

    Thoni te verteten .. me ato çmime nga 800 deri ne 2000 euro blejne vetem ata qe kane leke te pista,,, shtepite kushtojne shume me pak ne Greqi,itali,spanje,France, etj, te huajt sjan aq budallenj te zgjedhin shqiperine qe nuk te ofron asgje me cmime te kripura para shteteve te mesiperm.

    Përgjigju
    • A. N.: 27/07/2023 18:00

      Mund te jene 100-200 kerkesa qe per ne ba duken shume por me raport me popullsine europiane ose me kerkesat per blerje ne shtete te tjera, del nje shifer qesharake

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?