Pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj! KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj

9 Maj 2022, 10:40| Përditesimi: 9 Maj 2022, 12:51

  • Share

KPK ka shkarkuar Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Shqiptarja.com ka raportuar në vazhdimësi për procesin në KPK të Kasajt. Komisioni i Vetingut, duke iu referuar dokumenteve, kontratave dhe përplasjeve gjyqësore, ka konstatuar se vlera e pronës bashkë me ndërtesën ishte 300 mijë euro dhe jo 5 milionë lekë sa e kishte deklaruar Kasaj. Në përgjigjen e tij para Komisionit të Vetingut, prokurori i Gjirokastrës pranoi mospërputhjen, ndërsa tha se i kishte marr 140 mijë euro hua pa interes biznesmenit Shkëlqim Fusha. Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, ai i kishte marr cash te ish hotel Sheratoni nga biznesmeni Fusha, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë. Në deklaratën e pasurisë, nuk figuron një hua e tillë. Prokurori Kasaj deklaron vetëm një hua pa interes në vlerën 4.3 mijë euro. Ndërkaq, raporti mes biznesmenit të ndërtimit Shkëlqim Fusha dhe prokurorit Kasaj, është konsideruar si i papërshtatshëm dhe si një sjellje të pa papajtueshme me detyrën nga ana e KPK-së. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale, ku mes të pyeturve kishte qenë edhe Shkëlqim Fusha.

“Njoha një person dhe më dha një makinë”

Rrëfimi i prokurorit Emror Kasaj para Vetingut ishte sa i pazakontë, aq edhe i pabesueshëm. Ai tha se duke bërë shëtitje në breg të detit gjatë pushimeve verore kishte njohur një person, i cili qëndonte në Britaninë e Madhe. Ky person i kishte dhënë makinën dhe madje me kushtin që ta përdorte vetëm prokurori Kasaj. Më pas, Kasaj e kishte shitur makinën për 4 mijë euro.

Vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler u habit nga ky rrëfim dhe e pyeti prokurorin se si ishte e mundur një lëvizje e tillë. Përgjigja e prokurorit ishte edhe më befasues. Ai tha se ishte një naiv i madh. Kasaj pohoi se i kishte dhënë një personi tjetër në mirëbesim 50 mijë euro. Kasaj i kishte dhënë një hua me vlerë 4 mijë euro një tjetër personi, të cilin më herët e kishte pyetur për një çështje penale.

Në vitin 2015, Emror Kasaj ka deklaruar në ILDKPI, përpos të tjerave një pronë me sipërfaqe dhe banesë në Yzberisht, të Tiranë, me vlerë 5 milionë lekë, duke paguar 2.5 milionë lekë pasi do të përfitonte 50 % të pasurisë.

Lirimi i Mihasit

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Mbyllja në konvikt e kryefamiljarit

Në tetor të vitit 2021, Prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamiljar italian në Gjirokastër, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qira dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshortja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastrës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2022 01:43

    Sikur te ishin komshij dhomash ne hotel ne plazh dhe te ishit njohur me mire, do te kishte qene me bindese si alibi sesa kjo qe paska njohur nje njeri ne shetitje ne plazh dhe ky i paska dhuruar makine! Sa per ate rastin e italianit mua me duket si rast i paster pengmarrje,por per t'i zhvatur para qe t'a lironte.

    Përgjigju
  • Xxx: 09/05/2022 12:22

    Ti konfiskohet pasuria ketij krimineli qe bashkpunoi me kriminelet drejtesia duhet te beje punen e saj.

    Përgjigju
  • Arjan Ndoja: 09/05/2022 12:21

    Mos e vrit trunin, shkojm e ankimojm ne Strasburg me dat 3 ose 8.

    Përgjigju
  • S. Krasniqi: 09/05/2022 12:19

    Këtë duhet shkarkuar vetëm për shkak të surratit që ka!

    Përgjigju
  • PoshtProkurorëtBythqiraEmëror: 09/05/2022 11:55

    qenka bërë si mi haleje, i paska ikur surati b**q***t, do e zene me grushta te fortet që i kanë dhënë lekët, tani i fillon malorja këtij legenit.

    Përgjigju
  • Jani: 09/05/2022 11:34

    Palaco jurist,,ti sekuestrohet e gjithe pasuria......e te futet ne burg...

    Përgjigju
  • adi: 09/05/2022 11:09

    para se ta deklaronte pronen 5 milione Ky e ka noterizuar me ate cmim mē pare. Nga notere fallsifikus. Noteri i ktij mashtrus duhet te ndiqet penalisht. Noteret jan. je tjeter plage e shoqeris shqiptare te cilet ja bejn. pislliqe me cmimet e banesave i se jane pershir ne tjetersime pronash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?