Profesori i Akademisë së Shkencave, Fatos Tarifa teksa foli për pronësinë intelektuale në vendin tonë, akuzoi edhe politikanët e Kuvendit për të cilët tha se shumë prej tyre mbanin gradën ‘doktor shkencash’ dhe nuk kanë bërë asnjë ditë punë shkencore.
Tarifa shtoi se një prej arsyeve që në vendin tonë nuk ndëshkohet plagjiatura e punimeve shkencore është sepse vetë anëtarët e parlamentit bëjnë diçka të tillë.
“Ka shumë politikanë që janë doktorë shkencash. Doktoraturat në vitet 93 u bë një han i madh. Në Shqipëri asokohe, kishte më shumë doktorë për frymë krahasurar me SHBA-të dhe Kinën. Pse duhen anëtarë të parlamentit që nuk kanë bërë një ditë të vetme punë shkencore të jenë doktorë shkencash. Prandaj nuk ndëshkohet plagjiatura sepse janë ata vetë pjesë e kësaj gjëje”-u shpreh Tarifa.
Lajmi kryesor:
Shkenca dhe Arti/ Tarifa: Qeveria nuk konsultohet me shkencëtarët për politikat! Ruka: Jemi ‘në hije’! Xhufi: Nëpër studio, pellazgollogë të diplomuar për veterinari
B.V//ReportTv.al