Propaganda e Putin, film vizatimor për të indoktrinuar fëmijët e Rusisë: Shoku nga Ukraina na tradhtoi e iku me amerikanët (VIDEO)

10 Mars 2022, 13:39| Përditesimi: 10 Mars 2022, 13:58

  • Share

Të gjithë pyesin veten, madje edhe figurat më të rëndësishme politike të botës si e justifikon Putin agresionin rus ndaj Ukrainës tek qytetarët e tij?

Me propagandë! Por propaganda përmes një videoje të animuar ku sqarohet lufta në Ukrainë dhe shkaqet e shpërthimit të saj për fëmijët e vegjël, tejkalon çdo imagjinatë!

Por le të shohim historinë sipas kësaj videoje propagandë:

Gjithçka nis me rusin Vania dhe ukrainasin Kolya , dy fëmijë të vegjël, të cilët i bashkoi një miqësi e fortë fëmijërie. Mes të dyve Vania (rusi) është më i fortë dhe gjithmonë merr rolin e mbrojtësit të shokut të tij, Kolya (ukrainasi).

Dy fëmijët kalojnë orë të tëra me njëri-tjetrin duke luajtur, madje edhe kur u futën në klasën e parë ata u ulën në të njëjtën tavolinë.

Miqësia e tyre dukej aq e fortë sa asgjë nuk i ndante dot dhe asgjë nuk i prekte!

Por gjithçka ndryshoi kur Kolya vendosi të shkojë në një klasë tjetër dhe filloi të shoqërohej me fëmijët e tjerë! Njeri prej miqve të tij ishte djali me bluzen në ngjyrat e flamurit amerikan.

Atje, ukrainasi Kolya, i cili tani dëshiron të quhet Nikolai, ngadalë fillon të largohet nga shoku i tij i fëmijërisë dhe gradualisht ndryshon karakterin e tij. Në fakt, nuk janë të rralla rastet kur ai arrin deri në atë pikë që të sulmojë verbalisht dhe fizikisht ish-shokët e klasës.

Vania vendosë të këshillojë shokun e tij.

Nikolai në këtë moment pajtohet me mikun e tij dhe premton se nuk do ta bëjë më kurrë.

Por Nikolai nuk do ta mbajë për shumë gjatë këtë premtim, pasi fshehurazi nga shoku i tij do të vazhdojë të grindet me fëmijët e tjerë. Në një nga këto incidentet rastit të jetë përballë edhe Vania, i cili e kundërshton mikun e tij.

Për krijuesit e videos së animuar, historia e Vanya dhe Nikolai përshtatet me marrëdhëniet midis dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës. Për këtë arsye historia vazhdon jo më në mjedisin shkollor të dy fëmijëve, por në hartë, në mënyrë që fëmijët si shikues të videos të kuptojnë dallimet mes dy vendeve.

Skenaristi në këtë pikë fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve Rusi-Ukrainë që nisën si miq vëllazërorë, ndërsa në vazhdim bëhen armiq.

Arsyeja e konfliktit sipas skenarit ishin mijëra banorët rusishtfolës të qyteteve Donetsk dhe Luhansk, të cilët donin të jetonin nën regjimin rus pas pavarësisë së tyre në prill 2014, por ukrainasit nisën kundërshtimet.

Rusia donte t'i jepte fund këtij konflikti, ndaj arritën një marrëveshje. Ukraina, megjithëse fillimisht pranoi t'u përmbahej kushteve, vazhdoi t'i kundërshtonte ato.

Pjesa tjetër e shteteve, duke qenë miq të Ukrainës, mundohen të sulmojnë Rusinë, duke e akuzuar se është përgjegjëse për shpërthimin e luftës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loshi: 10/03/2022 19:56

    Po', e verrete. Eshte Amerika qe la nderhyr gjithmon ne note me lufte. Krizen tani e paguajne che shqiptaret.... Skemi Lele per nuk She i bejm saksione rusis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?