Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha

Politikë

‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

24 Dhjetor, 12:35| Përditesimi: 24 Dhjetor, 12:38

  • Share

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Në një postim në Facebook, Basha theksoi se përpjekjet për këtë nuk do të ndalen pavarësisht sulmeve dhe akuzave të rreme ndaj tij. 

Ai akuzon kundërshtarët politikë se po bllokojnë këtë iniciativë në Kuvend për interesa të ngushta personale dhe se është duke u bërë propagandë për mbylljen e TikTok-ut. 

‘Lumi i baltës që është hedhur ndër vite ndaj meje, e po ashtu mbi gjithë ata që qëndrojnë për një politikë me fytyrë njerëzore, larg zhurmës, linçimeve dhe akuzave të rreme, as më dekurajon dhe as më ndalon në përpjekjen time për të ofruar një model të ndryshëm nga ai që, fatkeqësisht, ka dominuar për 34 vite. Dhe për t’i dhënë fund teatrit të akuzave për konsum politik, që ka helmuar debatin publik duke vrarë besimin e qytetarëve, ftesa ime është të votojmë dhe zbatojmë vetting-un e politikanëve.

Prej një viti kam depozituar në Kuvend projekt-ligjin për ta sjellë në jetë pastrimin e politikës, për ta ndarë njëherë e mirë shapin nga sheqeri, duke ju treguar me fakte shqiptarëve kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush ka abuzuar me besimin e shqiptarëve dhe kush jo. Frika e atyre që bëjnë propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat, e mban të mbyllur në sirtarët e Kuvendit vetting-un e politikanëve. Prandaj ftoj qytetarët që në 11 maj t’i japin mbështetjen e tyre me votë projektit tonë, që politika të mos mbetet një lojë e pistë në duart e të korruptuarve që i shërbejnë krimit, por një veprimtari që i shërben familjeve shqiptare dhe punon për mirëqenien e tyre’, tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 24/12/2024 13:05

    O lule i pari je ti per tojoten qe te lajmeroi Sueli per parate qe do te vini , kush I ben gropen tjetrit bie vete brenda .kriminel .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?