Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, janë përfshirë në një debat mbledhjen e sotme ku u diskutua mbi masat e marra për të mbrojtur nxënësit dhe mësuesit nga COVID. Vokshi e konsideroi raportimin e ministres 'propagandë'.
Debati:
Vokshi: Zonja ministre, ju lutem shkollat. Ju kam bërë 10 pyetje, nuk po i përgjigjeni asnjërës. Sa mësues janë të prekur, sa fëmijë? Sa mësues janë rimbursuar, pse paguhen me 80 për qind. Atë propagandën lëreni kur të bëjmë aktin normative.
Manastirliu: Unë nuk bëj propagandë këtu, unë punoj tu shërbej njerëzve të këtij vendi. Të lutem shumë herë tjetër mu drejto me respekt siç tu drejtova. Kini durim dhe dëgjoni, nëse ju ka humbur shkoni kërkojeni. Drejton një Komision të rëndësishëm për të bërë propagandë. Mos bëj politikë me shëndetin. Prandaj dëgjo, ki durim.
Vokshi: Propagandën bëje te shkallët e Kryeministrisë. Sa mësues janë të prekur, sa janë rimbursim?
Manastirliu: Po se je mësuar vetë del kangjellat, edhe të duket sikur të tjerët dalin te shkallët.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për mos mbajtjen e maskës: Zbatoni masat anti-COVID! Opozita: Hipokrizi, autobusët janë të mbushur me qytetarë pa maska
//ReportTv.al