Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e imunitetit

22 Prill, 15:04| Përditesimi: 22 Prill, 15:08

  • Share

Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me moderatore Androniki Kolka në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me biofarmacistin Ylli Merja, flasim për një nga produktet më të dëgjuara - propolisin e bletës, një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi, një thesar i natyrës, i cili trajton dhe kuron një sërë problematikash shëndetësore. Por çfarë është në të vërtetë propolisi? Si prodhohet ai? Për çfarë e përdorim më së shumti? Po fëmijët a duhet ta përdorin? Si ta zgjedhim dhe si të dallojmë propolisin cilësor? Dhe mbi të gjitha, si duhet t'a përdorim për të marrë të gjitha vlerat terapeutike që mbart ky thesar, i tregojmë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

Çfarë është në të vërtetë propolisi, si prodhohet ai?

“Propolisi i bletës prodhohet nga bleta dhe ka një funksion të caktuar, ajo vendoset për të mbyllur të gjitha hapësirat boshe midis koshereve. Bletët nëpër pemë, nëpër pyje e livadhe mbledhin përbërës kimik për të formuar një aliazh, një lidhje që të vendoset në hapësirat e koshereve për të bllokuar dritën, por dhe për ta përdorur si një antibiotik për veten e tyre”, shprehet Merja në fillim të bisedës, duke treguar se më parë njerëzit këtë masë e përtypnin si një çamçakëz për të mbajtur të shëndetshëm smaltin e dhëmbëve, dhe më pas me përparimin e shkencës dhe studimeve u zbulua se propolisi ishte me të vërtetë një thesar që na vinte nga natyra.

Propolisi më i mirë sipas specialistit Merja, është ai që ka në përbërjen e tij jo vetëm rrëshirë, por dhe polene dhe vajra esenciale. Një propolis i mirë dallohet nga ngjyra e tij, e cila duhet të vijë në ngjyrë kafe në të lehtë deri në të errët.

“Propolisi është dhe një indikator shumë i fuqishëm për të zbuluar nëse kemi myk në organizëm apo jo. Hedhim në gojë 2-3 pika propolis dhe për momentin propolisi lë pak njollë në gjuhë, e cila për pak sekonda largohet. Por, nëse kjo njollë vijon të qëndrojë më shumë se 1-2 minuta, atëherë mund të themi se ne kemi prezencë të mykut në gjuhë”, nënvizon Ylli Merja.

Propolisi është i pasur me elemente kimike siç janë derivatet e acidit triterpenik që ndodhen tek murrizi që na ndihmojnë në shëndetin e zemrës, nëse kemi një debulesë, një këputje trupore, këto terpineole na japin një gjallëri dhe një fuqizim të trupit. Nga vetë aroma e propolisit kuptojmë që bota e bimëve me të vërtetë është e pasqyruar në të, vetë propolisi ka në përbërjen e tij mikroelemente që frenojnë plakjen e trupit, është i pasur me minerale si kalcium, magnez, zink, hekur, bakër, potasium, fosfor, etj, thekson specialisti Merja.

Por si duhet të përdoret propolisi, direkt në gjuhë apo i tretur në ujë?

“Nëse propolisin ua japim fëmijëve të vegjël, marrim një lugë çaji me ujë dhe hedhim në të 3-4 pika propolis në varësi dhe të moshës së fëmijës. Nëse fëmija është pak më i rritur 7-8 vjeç, mund t’i japim 3 herë në ditë nga 7-8 pika, mund t’ja hedhim drejtpërsëdrejti në gojë ose të tretur në një lugë supe me ujë, ndërsa të rriturit mund të marrin 10 pika pas çdo vakti. Eshtë shumë e rëndësishme që 10-15 minuta nuk duhet të futet në gojë asgjë në mënyrë që të marrim të gjitha vlerat, dhe elementët mbrojtës të organizmit të fillojnë të aktivizohen” këshillon Ylli Merja.

Prindërit mund t’ia japin fëmijëve, por dhe të rriturit vetë mund të marrin me vete në shkollë apo pune një shishe ujë me disa pika propolisi në të, është një ujë plot antioksidantë, plot minerale dhe plot vlera antibakteriale. Falë gjithë mikroelementeve që përmban, pa frikë mund të themi se propolisi është aleati ynë më i fortë në forcimin e imunitetit. Konsumimi i një gote ujë me propolis në ditë na bën që rrugët e frymëmarrjes t’i kemi gjithmonë të pastra, nuk do të kemi kollë, probleme me fytin, laringun apo bajamet. Propolisi gjithashtu është shumë efikas dhe në kurimin e plagëve, vetëm pak pika propolis kanë aftësi për të vrarë baktere dhe për të mbyllur plagën dhe rigjenerur lëkurën.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?