Propozimi për martesë tek aeroporti i Katanias

VIP & Spektakël

Propozim romantik në aeroportin e Katanias, vajza e refuzon dhe 'arratiset' me të ëmën (Video)

18 Janar 2019, 17:41| Përditesimi: 18 Janar 2019, 17:51

  • Share

Një propozim për martesë nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Një djalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka përgatitur një skenë mjaft romantike në aeroportin e Katanias për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë.

“Corriere della sera” shkruan se i riu kishte përgatitur gjithçka me detaje. Me një tollumbace që shkruante “dëshiron të martohesh me mua”, me unazën dhe një tufë lule në dorë po priste të dashurën e tij.

Në videon që është bërë virale, djali shihet teksa takon të dashurën e cila ka ardhur me një valixhe në dorë, e puth në buzë, i jep lulet dhe ulet në gjunjë për t’i bërë propozimin. Njerëzit kthejnë sytë nga çifti dhe të gjithë fillojnë t’i fotografojnë dhe bukuroshja vë dorën në fytyrë dhe shihet mjaft e prekur.

Por fatkeqësisht ai ka marrë ‘Jo’ si përgjigje. Mediat italiane shkruajnë se vajza është larguar më pas me të ëmën dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit ajo që ka ndikuar në vendimin e të bijës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?