4 opsionet e opozitës së re për sistemin...të gjitha me lista të hapura (vetëm njëri pa ndryshime në Kushtetutë)

6 Mars 2020, 10:33| Përditesimi: 6 Mars 2020, 11:53

  • Share

TIRANË - Zbardhen propozimet e opozitws parlamentare për reformën zgjedhore. Janë 4 opsione që grupi demokrat tw Rudina Hajdarit dhe deputeti Ralf Gjoni propozojnw për sistemin zgjedhor, por në të gjitha prej tyre, mbizotëron fjala "listat e hapura".

Njëri prej opsioneve është depozituar nga deputeti Ralf Gjoni i cili është propozuar nga Nisma "Thurje" dhe mbështetet nga mbi 50,000 firma qytetarësh. Ky propozim kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura. Një propozim i ngjashëm është depozituar më vete edhe nga deputeti Myslim Murrizi.  Pra: Sistem proporcional kombëtar, një zonë zgjedhore, dhe kuvendi të jetë më 100/140 deputetë, një model i ngjashëm me Kosovën. Ky ndryshim kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Opsioni i dytë që kërkon ndryshim të Kushtetutës vjen si propozim i tre deputetëve: Sistem proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare të hapura.

Opsioni i tretë është: Sistem propocional rajonal me 12 njësi zgjedhore të grupuara në 4 rajone zgjedhore, sërish me lista të hapura, por që ndryshe nga propozimet e tjera, nuk kërkon ndryshime në kushtetutë.

Opsioni  i  Katërt është sistem mazhoritar i korrektuar me listë propocionale kombëtare me listë të hapur, me jo më shumë se 5 (pesë)    preferenca dhe kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Kliko KETU për të lexuar Propozimet e grupit parlamentar demokrat për reformën zgjedhore

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?