Ditën e sotme Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mbledhur dhe po vijon shqyrtimin e ‘propozimin francez’, i cili mund të vendoset që të miratohet ose jo. Nëse ky propozim do të votohet atëherë, rrjedhimisht kjo do të thotë se do të zhbllokohet dhe procesi për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit.
Eksperti i integrimit Gledis Gjipali, njëkohësisht dhe drejtori ekzekutiv i "Lëvizjes Evropiane", i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu foli se çfarë pritet për Shqipërinë pas miratimit të ‘propozimit francez’.
Ai shpjegoi po ashtu se cila është rruga dhe procedura që do të ndjekë Shqipëria në rast se ‘propozimi francez’ miratohet ose jo dhe çfarë do të pritet nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
"“Do të thoshte që Konferenca e parë Ndërqeveritare do të mbahej brenda disa ditëve dhe do të zhbllokonte procesin e negociatave. Konferenca e Parë Ndërqeveritare është instrumenti më i lartë që diskuton çështjen e negociatave , ku kemi përfaqësimin më të lartë nga Shqipëria, ku është kryeministri dhe anëtarë të Këshillit të Ministrave, Kryenegaciotroi dhe nga ana tjetër vende anëtare dhe Komisioni Evropian. Negocimi bëhet mbi bazën e arritjeve që Shqipëria realizon, nuk diskutohet legjislacioni. Shqipëria është më vete. Ecim paralele me Maqedoninë e Veriut, por me pas vendet ndahen në bazë të meritave apo dhe reformave. Diskutimi se cila do të jetë rruga që do të ndjekin negociatat vendosen që në Konferencën e Parë, e cila me pas mblidhet për vit. Konferencat diskutojnë dhe vlerësojnë se sa mirë dhe sa shpejt është ecur. Në momentin kur të gjithë kapitujt që negociohen, të gjithë reformat janë të realizuara kalohen në miratimin e Traktatit të Anëtarësimi që kërkon afërsisht një periudhë 1 vjeçare dhe vendi anëtarësohet. Është e rëndësishme të ecim shpejt sepse nuk e dimë se çfarë krize do të ketë apo se si do të jetë qasja ndaj zgjerimit. Përderisa e njohim procesin kemi mundësinë të ecim shpejt.", u shpreh eksperti Gjipali.
Eksperti thotë se pas nisjes së negociatave, Shqipëria do të ketë mundësi të aksesojë në programe që janë të destinuar për vendet anëtare.
"Me nisjen e negociatave Shqipëria do mundet të negociojë programe ose fonde që janë të aksesushme vetëm nga vendet anëtare.", tha ai.
Gjiplai thotë se në rastin se propozimi francez nuk miratohet, atëherë Shqipria do të duhet të vazhdojë e vetme, vendimmarrje e cila është në dorë të vendeve evropisne, por argumentat janë në favor të Shqipërisë.
“Nëse propozimi nuk miratohet, ndarja është e vetmja rrugë zgjidhje. Procesi i të bërit bashkë ka synim të nxisë vendet drejt anëtarësimit , pra të ketë një konkurrencë pozitive, por nëse kjo nuk bëhet e mundur, është e pamundur të ecet me këtë proces në mënyrë paralel, ndaj e vetmja zgjidhje që Shqipëria të shkëputej, por kjo varet nga vendimi i vendeve të Bashkimit Evropian pavarësisht nëse e kërkojmë ose jo . Argumentet janë të fortë që Shqipëria të vazhdojë." u shpreh eksperti Gjipali.
Cili është 'Propozimi francez'?
Presidenca franceze e BE-së më 18 qershor ka dërguar një propozim për të thyer ngërçin bullgaro-maqedonas. Nuk është bërë publike, megjithëse mediat, përfshirë Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, kanë marrë kopje. Ai "mirëpret synimin e Shkupit" për të përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë "qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët". Futja e një klauzole të tillë do të kërkonte dy të tretat e votave në parlament. Propozimi nuk përmend specifikisht një "pakicë bullgare", por flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha "minoriteteve dhe komuniteteve" duke parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.
Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t'i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi "merr parasysh" synimet e të dyja palëve për të lëshuar "deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase", me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018. Propozimi sugjeron dy konferenca ndërqeveritare, duke përfshirë një këtë javë në Bruksel dhe një tjetër pasi Maqedonia e Veriut ndryshon preambulën e kushtetutës.
Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së "gjuhës maqedonase". Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.
Europa është kancer..nuk e kuptoj çfare kerkojne kta
Përgjigju