Propozimi francez, në Maqedoninë e Veriut fillojnë bisedat mes palëve politike! Sela takon Kovaçevskin: Mbështesim integrimin

4 Korrik 2022, 11:25| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 15:22

  • Share

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sot ka pasur një takim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në një prononcim për media pas takimit Sela ripërsëriti qëndrimin e shqiptarëve se mbështesin integrimin dhe propozimi francez ndihmon avancimin në këtë rrugë. 

Ajo që ndan palët në Maqedoninë e Veriut, është siguria se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk do të preken. 

Kundërshtarin më të fortë, qeveria ka liderin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili pas takimit të së dielës me kryeministrin Kovaçevski u shpreh se propozimi francez është i papranueshëm.  Mickoski i pati të qarta kushtet ndaj qeverisë: Të refuzojë propozimin dhe VMRO-DPMNE të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose nëse Kovaçevski beson se propozimi siguron identitetin, atëherë duhet të fshihen kapitujt kur rrezikohet që gjuha maqedonase të varet nga një komision i përbashkët me palën bullgare. 

Ndërkohë që Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm pasi sipas tij, bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore të shtetit, presidenti Pendarovski tha sa qeveria duhet të të miratojë edhe një konkluzion apo aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Në një përgjigje të dyshimeve të opozitës, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnës tha se i mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut. “Ne një kohë të gjatë kemi mbështetur ardhmërinë evropiane të Maqedonisë dhe tani shohim rrugë për të ecur përpara”, shkruan ambasadorja Byrnës.

Shkupi zyrtar është nën ethet e propozimit francez, ndarë në mbështëtës e refuzues të hapur të projektit të presidentit Emanuel Macron, deri në protesta qytetare para godinës së qeverisë. Nëse Maqedonia e Veriut e pranon, do të hiqet bllokada më shumë se 2-vjeçare nga Bullgaria për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian pas 17 viteve pritje, e bashkë me të edhe për Shqipërinë që ecën në të njëjtën rrugë. 

Propozimi francez në vend mbërriti të enjten pas së cilës kryeministri Kovaçevski paralajmëroi proces të gjerë konsultativ me koalicionin qeveritar, presidentin e shtetit, Kuvendin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspert dhe opinionin e gjerë në vend

Ora 12:32
Propozimi francez, Sela pas takimit me Kovaçevskin: Ne mbështesim integrimin, duhet të shikohet edhe çështja e gjuhës shqipe

1656930370_Screenshot2.jpg

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, e vlerëson si të pranueshme propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin Kovaçevski, Zela ceku edhe çështjen e gjuhës shqipe, statusi i së cilës sipas tij duhet të rishikohet pas hapjes së diskutimeve për ndryshime në Kushtetutetë.  

“Aleanca për shqiptarët ishte subjekti politik që nxiti ndryshimet në vitin 2017. Pa Aleancën për Shqiptarët nuk do të kishim rezultate konkrete. Ne do të mbështesim integrimin. E diskutuam me Kryeministrin edhe segmentin e çështjes së gjuhës në propozimin francez. Mua më vjen mirë që ata duan ta mbrojnë me fanatizëm. Ndërkohë që në Kushtetutë nuk është shkruar ‘gjuha shqipe’ por ‘një gjuhë që e flasin më shumë se 20% e popullsisë’. Ne presim që kjo të ndryshojë me hapjen e çështjes së Kushtetutës”, tha Sela.

Ora 11:59
Ambasadori i BE-së: Gjuhës maqedonase nuk i referohet asnjë kualifikim shtesë, është e pastër

Euroambasadori David Geer, ka dhënë mbështetje për Maqedoninë e Veriut, që sa më shpejt të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ai shpreson që i gjithë procesi të jetë i frytshëm ndërsa për gjuhën maqedonase garanton se nuk ka sqarime të tjera shtesë.

‘Shpresoj se i gjithë procesi do të jetë i frytshëm, se do të hapet rruga për fillimin e negociatave inkuadruese mes BE-së dhe Maqedonisë. E qartë është, gjuhës maqedonase nuk i referohet asnjë kualifikim tjetër shtesë’, ka shkruar Geer.

Këto mesazhe Geer si duket i’a ka dedikuar opozitës maqedonase e cila ka dyshime mbi propozimin francez dhe për momentin është kategorikisht kundër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?