Asnjë vendim për 'propozimi francez'! Nesër mblidhet sërish Kuvendi i Maqedonisë së Veriut! Von der Leyen: Nëse e miratoni, negociatat mbahen javën e ardhshme

14 Korrik 2022, 11:48| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 18:52

  • Share

SHKUP- Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë në BE është duke përballur me ngërçin që ka krijuar miratimi i dokumentit të njohur si 'propozimi francez'. Seanca parlamentare e ditës së sotme përfundoi pa marrë asnjë vendim pasi kur mori fjalën kryeministri Dhimitër Kovaçevski, opozita ndërhyri me tone të ashpra derisa ai vendosi të lërë sallën. Për këtë arsye, Kuvendi do të mblidhet sërish nesër në orën 11:00. 

Ndërsa sot në orën 19:00 janë paralajmëruar sërish protesta kundër propozimit francez që janë duke u zhvilluar shpesh herë këtë periudhë duke u shoqëruar edhe me dhunë. Paraditen e sotme Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka mbajtur një fjalë në seancën plenare të Kuvendit të Shkupit.

Presidentja e Komisionit Evropian është shprehur se propozimi francez është çelësi i hapjes së negociatave me BE-në.

 'Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që të presim delegacionin tuaj në Bruksel.'- tha ajo. 

Ky ngërç, i cili nisi me akuzat e opozitës në të cilat thuhej se propozimi francez cenonte në mënyrë direkte sovranitetin e vendit duke i dhënë përparësi gjuhës bullgare, ka dhënë një deklaratë nga Von der Leyen e cila siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do të ruhej me 'fanatizëm'.

Edhe pse fjala e saj u ndërpre të paktën dy herë, Presidentja e KE-së, i falenderoi të gjithë folësit të cilët e pritën me potere, për sjelljen e tyre demokratike, sepse fjala e lirë është në vetvete një ndër themelet e demokracisë.

Presidentja e përmbylli fjalën e saj në seancën plenare duke i dhënë mesazhin maqedonasve se unioni i BE-së do të ishte i paplotë pa ta, por vendimi për propozimin francez u takon vetëm atyre.

Kujtojmë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, prej kohësh, kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Franca ka dalë me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i ka dalë kundër duke zhvilluar në më shumë se dy jave protesta. 

 

Ora 18:41
Asnjë vendim për propozimin francez! Nesër në orën 11:00 mblidhet sërish Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

1657817001_2931881864186728068646442573832060018914513n780x470.jpg

Seanca parlamentare për shqyrtimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar. Asnjë vendim nuk u mor sot ndonëse kishte shumë tension. Sapo kryeministri Dhimitar Kovaçevski mori fjalën në Kuvend, opozita nisi të reagonte me tone të ashpra derisa ai vendosi të linte sallën.

Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të mblidhet sërish seanca parlamentare. Ka shumë kundërshtime për propozimin francez që nëse pranohet do të sjellë celjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ora 18:30
Seanca e tensionuar në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, deputeti i vë flakën propozimit francez

 

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut u diskutua propozimi francez për rrugën integruese dhe zhbllokimin e ngërçit që fqinji lindor i Shqipërisë ka me Bullgarinë. Gjatë punimeve të seancës plenare, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, i ka vënë flakën dosjes me përmbajtjen e këtij propozimit dhe është duartrokitur nga ana e kolegëve të tij opozitarë.

Ndërkohë, kolegu i tij Dragan Kovacki iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar”, dhe iu tha se nuk e meritojnë të quhen maqedonas. Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohej sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij. 

 

Ora 16:41
Seanca në Kuvend për propozimin francez, deputetja e VRMO-së gris dokumentin (VIDEO)

 

Sapo nisi sërish seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të diskutuar propozimin francez, deputetja e VMRO-së Dafina Stojanovska doli në Foltoren e Kuvendit dhe e grisi fletën e dokumentit.

Ora 16:04
Nuk ndalen protestat në Maqedoninë e Veriut! Qytetarët mblidhen në orën 19:00 për të kundërshtuar propozimin francez

1657807873_640062cffeeb02dca.jpeg

Protestuesit në Maqedoninë e Veriut pritet të mblidhen në orën 19:00 për të kundërshtuar propozimin francez. Shpesh herë në Shkup dhe në qytetet e tjera të RMV janë mbledhur qytetarët për dokumentin e njohur si 'propozimi francez', që nëse miratohet nga qeveria, do të ndikojë në hapjen e negociatave dhe caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Presidentja e Komisionit Evropian duke thënë se propozimi francez është çelësi i hapjes së negociatave me BE-në.

Por protestuesit dhe opozita janë të bindur se propozimi francez cenon në mënyrë direkte sovranitetin e vendit duke i dhënë përparësi gjuhës bullgare.

Ora 14:49
Kovaçevski: Gjuha maqedonase në BE do të jetë e barabartë me të gjitha gjuhët europiane

1657803059_64001657802087xvon383.jpg

Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski falenderoi Kryetaren e Komisionit Evropian, Von der Lejen për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e saj personal ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata pa vonesa të mëtejshme, duke pasur parasysh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Kovaçevski u shpreh se në këto momente të rëndsishme për vendin kur duhet të merren vendime të mençura dhe shtetërore, prania e Kryetares së Komisionit Evropian është sinjal i qartë i mbështetjes së proceseve integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi propozim që garanton një gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës negociuese”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takimin bilateral, Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria mbetet fuqimisht e përcaktuar në respektimin e pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, të identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, gjë që në fakt është konfirmim edhe me propozimin evropian.

Ai shtoi se pret që të mbështetet nga të gjitha subjektet politike në Kuvend përmes marrjes së konkluzioneve të mëtejshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare.

Kryeministri Kovaçevski  së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbajtën takim bilateral me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, me anëtarët e pranishëm të delegacionit, si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.

Në këtë takim u diskutua se Maqedonia e Veriut është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhën maqedonase të ruajtur dhe të siguruar në Bashkimin Evropian, që do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve të identitetit. Në këtë rast, u konstatua se propozimi evropian është hap i rëndësishëm me të cilin  do të tejkalohet  bllokada dhe i cili do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Ora 14:08
Vijojnë protestat nga opozita maqedonase, Ministri për Punë të Brendshme bën thirrje për protesta të qeta

 

Opozita maqedonase, e udhëhequr nga partitë VMRO DPMNE dhe E Majta, mbetet me qëndrimin se propozimi “rrënon” identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike. Propozimi nuk do të kalojë në momentin kur do të nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.

“Konkluzionet do të kishin kuptim vetëm nëse Qeveria [e Maqedonisë së Veriut] pranon të korrigjohet propozimi francez, duke hedhur poshtë të gjitha shantazhet, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës. Nëse pranohet kështu, Maqedoninë [e Veriut] do ta fusin në një proces të krizave politike dhe tensioneve, në dhjetë vjetët e ardhshëm. Por, besoj se propozimi do të ngecë te ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Në një postim në Facebook, Spasovski thotë se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.

“Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Ora 13:56
Von der Leyen çoi në këmbë shumicën pas fjalisë “gjuha maqedonase është e juaja” – VMRO thërret “tradhtarë”

Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku po mbanë fjalim presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Në kuadër të fjalimit të saj, Von der Leyen, ka thënë se “gjuha maqedonase është e juaja”, ku kjo fjali shtyu shumicën në parlament të ngritët në këmbë dhe ta duartroket der Leyene, derisa nga opozita maqedonase dëgjohen duke thirrur “tradhtarë”.

“Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Von der Leyen

Ora 13:36
Von der Layen nga Shkupi: Nëse pranoni sot propozimin francez, do të mbahet konferenca ndërqeveritare javën e ardhshme

1657798449_Screenshot6.jpgPresidentja e KE-së, ka dalë në seancën plenare ku ka thënë se nëse Maqedonia e veriut do të pranojë propozimin francez, javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

''Të nderuar deputetë, shumë nga ju ndoshta jeni të frustruar ose nuk kuptoni qartësisht atë që po ndodh. Por komisioni ka rekomanduar të hapen negociatat. Sëbashku ne mund të kthejmë një ëndërr të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për hapjen e negociatave dhe mund ta bëjmë këtë shumë shpejt, që javën e ardhshme pas miratimin e propozimit francez. Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që t presim delegacionin tuaj në Bruksel.

Ju falenderoj për këtë sjellje demokratik të dashur qytetare të  Maqedonisë së Veriut, kam dëgjuar për problematikat e gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase është gjuha juaj!

Jam shumë e lumtur që e përsëris, që nuk do të ketë asnjë dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe do të respektohet.

Propozimi mbështet gjithashtu nacionalitetin tuaj. Mund të mbështeteni te unë, si presidentja e KE t'iu siguroj se propozimi ishte një proces strikt i BE dhe Komisionit evropian. Ju keni treguar vendosmëri  dhe respekt të çdo pakice etnike. Bashkëpunimi rajonal është pjesë e ADN-së së integrimit. Disa thonë se do të ishte më mirë miratimi i kësaj qasjeje nga Franca por mbetet zgjedhja juaj.

Të nderuar anëtarë po jetojmë në kohë shumë të vështira, siç po mbahet në 3 vite resht një pandemi si e COVID, sulmi rus në Ukrainë ka shkaktuar kriza në ushqim e gaz.

Ju jeni një partner i vërtetë, ju meritoni të lëvizni nga e shkuara në të ardhmen. Vendimi juaj meriton

E ardhmja juaj është me BE-në, gjithë unioni i BE-së është i paplotë pa ju.'- tha Von der Leyen, në fjalën e saj.

Ora 13:13
Von der Leyen në Shkup: Sigurova presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE

1657797206_vanderleyen.jpg

Presidentja e KE-së, Ursula von der leyen gjatë vizitës s ësaj në Shkup ka siguruar presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e vendit në BE.  

'Unë e sigurova Presidentin @SPendarovski dhe kryeministrit @DKovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së.- shkruan ajo  

Ora 12:29
Von der Leyen mbërrin në Shkup, jep mesazhin: Maqedonia e Veriut, partner real dhe i besueshëm! U takon atyre të bëjnë hapin vendimtar

Presidentja e Komisionit evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të diskutimit të propozimit francez.

Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër.

Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.

'Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.'- shkruan Von der Leyen.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?