Diplomacia evropiane është treguar e mefshtë, ky ishte opinioni i analistit të ftuar në Report Tv për të trajtuar propozimin e fundit të bërë nga Franca dhe Gjermania për Kosovën. Zbulimin e bërë nga Presidenti Vuçiç analisti Sadri Ramabaja e sheh si një zhvillim që do ndiqet me interes karshi asaj që do të trajtojë Serbia. Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
‘Përgjigja e shkurtër do ishte jo! Por kemi të bëjmë me një propozim është publikuar de facto. Për ne është me rëndësi të shohim sesi e ka trajtuar Serbia këtë dokument të propozimit francez dhe gjerman.’- tha analisti.
Analisti beson se samiti i Pragës nuk shërbeu thjesht për të ulur gjakrat që vlojnë në Ukrainë, por edhe për të mbajtur Serbinë larg Federatës Ruse, një marrëdhënie e cila sipas analistit, rrezikon shumë! Për ekspertin e politikës së jashtme, Serbia edhe kësaj here siç e ka treguar edhe në aspektin historik do të shërbejë një satelit i kaosit me ish Bashkimit Sovjektik.
‘Këto janë përpjekje të vazhduara të diplomacisë evropiane. Në samitin e Pragës, ka dhe një përpjekje tjetër që të mbahet Serbia sa më larg Federatës Ruse. Dhe nuk ëhstë marrë në konsideratë në esencë asgjë nga Millosheviçi. Nëse për Francën dhe Perëndimin, Serbia është e pranuehsme, Putini është e pranueshme kjo është një kundërvënie në vetvete, sepse Serbia mund të shërbeë si një satelit në marrëdhënie.’- tha analisti.
5-shja që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran për analistin janë ngërçi i politikës së jashtme gjë që ka vijuar më pas me një diplomaci të mefshtë.
Për Ramabajën, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro të cilat janë anëtare në Bashkimin Evropian kanë bërë të mundur që BE të bjerë viktimë e tyre.
5-sçja evropaine bën politkikën e Serbisë dhe kjo e ka sjellë situatën në konfuzion. Natyrisht ata kanë probleme të brendshme dhe s’ka si i zgjidh. Diplomacia evropiane është treguar e mefshtë dhe ka rënë viktimë e 5-sçes. Çështje të tjera qoftë me vizat qoftë me anëtarësimin e KE, ëshët skandaloze! Duhen korrigjuar, në mënyrë që të ketë një qasje dhe stabilitet në rajon.’- tha ai.