Propozimi i Ballës: Në qytet të ulet shpejtësia në 30 km/h! Në autostrada të shtohet nga 110 në 130 km /h

13 Korrik 2022, 10:30| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 14:03

  • Share

TIRANË- "Në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë". Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku u diskutua propozimi i tij për ndryshime në Kodin Rrugor. Balla tha se një ndryshim i tillë, pra që të rritet shepjtësia në autostrada, nuk është përfshirë në propozimin e paraqitur deputetëve, por pse jo të hidhet në diskutim dhe të merret në vendim, duke e afruar më afër me standardet e Bashkimit Evropian. Sigurisht, fjalën e fundit do e thotë Autoriteti Rrugor që do e përcaktojnë se në cilat rrugë do të aplikohet, tha Balla, nëse do marrë 'ok' Kuvendi.

"Propozim që vjen nga nevoja për të përshtatur Kodin Rrugor me atë të BE. Ndryshimet burojnë nga eksperiencat më të mira të vendeve të BE, do të veçoja atë gjerman dhe Italian. Objektivat kryesore: Parandalim më efikas të aksidenteve rrugore dhe për afrim të limiteve moshore me vendet anëtare të BE. Iniciativa për ndryshimet është pjesë e një sërë diskutimesh ka bërë qeveria dhe anëtarë të Bundestagut në negocimin dhe firmosje e lejeve të drejtimit që njihen tashmë në Gjermani. Nëse deri tani vlefshmëria e lejedrejtimit është 10, pritet të bëhet 15. Ne ndihmojmë me këtë qytetarin. Nuk e di pse në krye të 10 viteve duhet rifreskim, kur në Gjermani është 15. Ulim burokracitë, minimizim shkuarjen në sporteleve, kursim kohe dhe financash. Efektet e pritshme: 9.7 milionë dollarë kursim për qytetarët në një vit, përfitues 80 mijë shqiptarë në vit. Në këndvështrimin tim, për të patentuarit me moshë të re, i referohen Kodit Rrugor Italian. Ata kanë marrë këtë vendim për tre vitet e para dhe nga kjo lloj mase rezultoi të ishte një masë e duhur. Sot në Evropë aksidentet rrugore me të rinj nga 15 deri në 30 janë 25% e të gjitha aksidenteve rrugore. Me këto lloj kufizimesh pretendojmë të ulim aksidentet që vijnë nga të patentuari për herë të parë. Rritja e moshës për mbajtjen e patentës bëhet edhe për shkak të uljes së numrit të specialistëve për makineri të caktuara. Këta lloj specialistësh mund të vijojnë ta bëjnë deri në moshën 70 vjeç, kjo sërish referuar eksperiencave më të mira evropiane. Një numër i madh shqiptarësh vijnë në verë për të rinovuar patentën dhe për këtë propozoj që kolegët ta kalojnë para se të mbyllim sesionin parlamentar në fund të korrikut, që t’u shkojmë në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë. Duhej të ishte bërë më herët, por pjesa më e madhe e ndryshimeve të propozuara lindën për shkak të bisedimeve me autoritetet gjermane. Në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë. Kjo nuk është e përfshirë në propozimet e mia por e hodha si ide që mund të diskutohet dhe pse jo të shtohet, duke e afruar më afër me standardet e Bashkimit Evropian", tha Balla.

Balla propozoi gjithashtu që të ulet edhe shpejtësia nga 40km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente.

"Limiti ka qenë shumë i vjetër, ndërkohë që përcaktimin e limitit të shpejtësisë edhe nëse do bëjmë ndryshime në Kodin Rrugor, do e përcaktojë autoritet se në cilat rrugë është e mundshme, në rrugët brenda zonave të banuara limiti i shpejtësisë 40 km/h është shumë i lartë. kemi pasur në qendër të Tiranës aksidente për shkak të këtij limiti, brenda qyteteve të jetë 30 km/h, këto janë 2 çështje që i kemi hedhur si një shtysë për një diskutim mes kolegeve të këtij komisioni dhe deri në draftin përfundimtar të ndryshimeve në ligj të marrin formën e përbashkët", tha Balla.

Ndërkohë, ai shtoi që ky propozim duhet të konkludohet në një draft përfundimtar që të ketë dakordësi nga e gjitha palët.

"Do ishte mirë që të ishte një propozim i përbashkët", shtoi ai.

Një propozim i tillë e gjeti edhe dakordësinë e opozitës, ndonëse kanë shprehur edhe rezerva.

"Ndër të vetmet iniciativa ligjore që nuk ka nga pas një oligark, pasi kjo qeveri njihet për principin e bërjes së ligjeve sipas interesave dhe trupit të një oligarku, shpresojmë të mos ketë diçka pas kësaj", tha Helidon Bushati.

"E mbështes në aspektin e liberalizimit, është bërë edhe një studim e konvertuar në kohw dhe në vlerë, ka pakënaqësi ndaj kodit. Kemi kod shumë agresiv, penaliteti vendoset për ta disiplinuar qytetarin, jo për të mbushur arkën e shtetit", tha Xhelal Mziu.

Nisma për të ndërhyrë në Kodin Rrugor është e konsultuar me autoritetet gjermane dhe italiane, me synim uljen e ngjarjeve rrugore. Parashikohet që në autostradë të rinjtë në timon të mos lëvizin me më shumë se 80 km/h, ndërsa në rrugë interurbane kryesore me jo më shumë se 70 km/h. Po ashtu, është propozuar rritja e moshës për mbajtësit e patentave nga 65 në 70 vjeç, për shkak të mungesës së shoferëve në disa sektorë të caktuar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 17/07/2022 14:20

    O Balla shpejtesia me 130 km ne ore ecet vetem nga Librazhdi ne Shkallen e Lunikut

    Përgjigju
  • Iris: 14/07/2022 01:14

    O Balle,po shoferet tane i kane standartet me ata te BE qe kerkon t'a besh shpejtesine si ate te BE? Shoferet tane rrine dite e nate xurrxull,per te mos thene dhe shkelje te tjera,mendojne qe vetem ata kane te drejte,vetem dje lane gomarin dhe sot zbuluan makinen,per te mos harruar ketu dhe kembesoret,etj qe hasen here pas here ne autostrada.Dhe kur thua 130,birbot tane kane per te fluturuar me 180-200,sepse dhe me 110 kane dhene prova qe e shkelin dhe tani fale ketij propozimi do t'a shkelin dhe me shume ,do te behen dhe me te rrezikshem se sa jane.

    Përgjigju
  • Gimi: 13/07/2022 16:12

    Taulant Fruta-Perimja merr vesh edhe nga kodi rrugor.

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/07/2022 12:47

    Po kur u bë ky Balla-bani ekspert i rrugve o mjerim…

    Përgjigju
  • shoferi: 13/07/2022 12:27

    cfr autostrade thuhet ne shqiperi,ku ne autostrade gjen karroca bicikleta kembesore lope e gomere,thjeshte pastroni rruget nga keto pastaj flitni per rritje shpejtsie

    Përgjigju
  • Goni: 13/07/2022 12:10

    Duhet sinjalistika e duhur ashtu si funksionon ne BE te dicitalizohen rruget brenda dhe jasht qytetit

    Përgjigju
  • Maks: 13/07/2022 11:29

    30 km ora ne qytet apo qendra urbane eshte e drejt Por ne autostrad me dy korsi qe ka shqiperia te besh me 110deri 130 km eshte e gabuar sepse do shtohen aksidentet nga qe shoferet jan te pakujdeseshm dhe rruget jan pa senjale paralajmeruese

    Përgjigju
  • Piku: 13/07/2022 11:13

    Rishikoni edhe tabelat 40 e 50 ne ore neper interurbane, edhe shtyni karburantet se te betoni (do hequr) qe vene perpara kane vdekur shume.

    Përgjigju
  • YzX: 13/07/2022 11:09

    Shum e drejte-30 si cdo vend i botes

    Përgjigju
    • Ekd: 13/07/2022 12:14

      Hahaha 130 km ne shqiperi me thoni nji autostrad qe i ploteson kushtet teknike

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?