Ish-deputeti i LSI Perparim Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e Ilir Beqajt për uljen e pensioneve suplemntare dhe rrogave shtetërore për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Duke marrë shembull nënën e tij, që sipas Spahiut kurrë nuk e thotë fjalën e keqe, ai deklaron se vetëm kjo nuk pritej, sidomos t'i ulej pensioni kësaj kategorie.
Në 'facebook' Përparim Spahiu shkruan: "Kafshëria, mentaliteti dhunues i Rilindjes, ja arriti qëllimit, edhe me pensionistët e shkretë.
Nëna ime e ka pensionin 15,000 Lekë në muaj. Ka punuar 40 vite. Ata që e njohin e dinë që ajo kurrë nuk shan apo flet me fjalë të rrënda por këtë herë më tha: Po ai te ne e gjeti të na ulë pensionet?
Ç'ti thoja, pasi ajo dhe e njeh, e ka deputet të Qarkut Dibër..!!!"