TIRANË - Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë.
Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin.
'PKK ka udhëhequr koalicionin në 2021, janë tjetërsuar 83 mijë vota. Lulzim Bashës kam thënë i është vjedhur karrigia e kryeministrit. Kemi bërë të pamundurën. Ne menduam që një grupim dhe një tjetër që udhëhiqet nga Berisha, nëse nuk bëhen bashkë të gjithë grupet atëherë Rama i ka marrë zgjedhjet. Kemi bashkëbisedime, por nuk mund të shesim partinë dhe të themi që do bëjmë liderin zëvendësin e Bashës. Partinë nuk e merr dot. Në bashkëbisedim ka pasur ide si duhet të dilet në një koalicion. Ka ndryshuar gjithçka. Berisha ka 400 mijë vota.
Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë. Berisha ka unin e tij. Uni i tij e ka dërguar deri këtu që udhëhequr PD-në që nuk është parti konservatore. Është parti liberale. Ka kreun e grupit mbështetës të LGBT, plus 5 drejtues qarqesh janë njerëz të Soros. Plus një zë shumë afër. Korçë, Berat, Fier, Durrës, Tiranë, gjeji emrat. Do shkosh në protestë, nuk del kollaj Tirana në protestë. U fut në konflikt me Xheni Karajn. Vajza e Bim Karajn, që i hidhte pëllumbat Berishës kur dilte në mitingje. Nëse ka një organizim, unë nuk pranoj molotovin. Po protestë të fortë.'
Avokati Islami i përmendi Berishës ligjin e 2010 kur ishte kryeministër për martesat e së njëjtës gjini. Sipas tij, non grata nuk do ti hiqet sado të përsërisi Trumpin.
'Jam me partinë Shpresa Demokrate shqiptare. Të gjithë këto që bëjnë këto, bëjnë për të mbajtur elektoratin. Demokratët duhet ta kuptojnë se Berisha është letër e djegur. Nuk vjen më në pushtet. Nuk hiqet non grata. Nuk ia ka dhënë Trump. U mor një vendim, u mblodhën fate dhe prova, nuk hiqet. I drejtohem Berishës, në 2010 ke miratuar ligjin e martesës burrë me burrë. Kur gënjeve atëherë apo tani. Nuk mund të na tërheqësh pore hunde. Kjo është një blof i pacipë. Meqë tha Trump del dhe ky tani, është një kopje e shëmtuar e fjalëve të të tjerëve. Opozitës i kanë thënë se nuk e bën dot qeveri teknike. Do bëhet nga forca të tjera më vonë. Të kam thënë se nuk do bëhen zgjedhje. Do ndryshohet kushtetuta do bëhet republike presidenciale, me sekretar shteti, 80 deputetë, 40 senatorë. Do bëhet dhe bashkimi kombëtar. Qeveri teknike dhe zgjedhje me parti që kanë kupola gangsterësh nuk do ketë më.'
Ndërsa Sidi Hasanaj, bën me dije se demokratët euro-atlantikë do bëjnë koalicion shumë shpejt me djathtas 1912 të Alibeajt dhe LZHK-në e Dashamir Shehit.
'Sidi Hasanaj: po shkohet disa opozita poli centrike. Edhe partitë e reja janë të përçara. Demokratët euro atlantik mendoj se zyrtarizohet marrëveshja me Djathtas 1912 dhe me LZHK e Shehin. Do bëhet një pol që do mundohet të japë seriozitet. Do jetë një pol i disa figurave historike të djathta që kanë një 14-vjeçare beteje me PD-në e madhe. Nuk kanë pranuar diktatin e Berishës. E djathta nuk mund të jetë më me xhaketa të 1992. Që të çlirohet e djathta dhe të sjellë një ofertë perëndimore dhe europiane. Skakiera politike do bëhet e qartë. Ka një risi kjo fushatë. Nuk ka më disa parti majtas djathtas. Por ka një ndarje mes klasës së vjetër dhe të re politike.'
Kreu i Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’ edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin.
"Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë.
Berisha ka unin e tij. Uni i tij e ka dërguar deri këtu që ka udhëhequr PD-në, që nuk është parti konservatore. Është parti liberale. Ka kreun e grupit mbështetës të LGBT, plus 5 drejtues qarqesh janë njerëz të Soros.
Plus një zë shumë afër. Korçë, Berat, Fier, Durrës, Tiranë, gjeji emrat. Do shkosh në protestë, nuk del kollaj Tirana në protestë.
U fut në konflikt me Xheni Karajn. Vajza e Bim Karajn, që i hidhte pëllumbat Berishës kur dilte në mitingje. Nëse ka një organizim, unë nuk pranoj molotovin. Po protestë të fortë", tha ai në Report TV.
Avokati Zaçe Islami tha në 'Studio Live' se zgjedhjet nuk do të bëhen më 11 maj. Sipas tij, nga Uashingtoni ka ardhur një letër për t'u tërhequr nga ideja e qeverisë teknike. Kurse Kujtim Gjuzi thotë se partia që drejton ka një njeri mjaft të besuar pranë presidentit Trump dhe hedh idenë se ka një shans t'i hiqet non-grata Sali Berishës.
Zace: Urdhri për t’u tërhequr nga qeveria teknike ka ardhur nga Uashingtoni.
Nuk do bëhen zgjedhje, më 11 maj. Do bëhen në tetor. Do bëhen zgjedhje me një sistemi politik të ndryshuar nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. Do bëhet qeveri teknike, por jo nga këto dy parti. Do bëhet qeveri teknike me njerëz që nuk kanë qeverisur më parë. Do ndryshohet kushtetuta. Do ketë 2 dhoma. Lodhen kot, rrahin ujin në havan.
Gjuzi: Pranë zyrës së Trump, PKK ka njeri shumë të besuar afër tij, për politikat rajonale në Evropën juglindore. Nuk ka shans që të mos ketë një konsulencë me të. Kam pasur dhe ftesën për të vajtur atje. Ishte rreziku i lartë dhe nuk mund të shkoja. Njerëzit tanë atje e kanë njohur presidentin amerikan. Ka një shans të hiqet non grata.
Komente

Jeni bo si ato katunaret e zonave të thella në kohën e Enverit, një pordhë nga Tirana aso kohë katunarët e benin me ngjyra po ashtu edhe ju në Tiranë tani po bëni pordhët e Trampit me ngjyra.....vaj medet ja hoqi s'ja hoqi... Ai nga dita në ditë shkon në varreza e ta marrë me vete non stop in.....kur prisni të ardhmen nga një 90 vjeç ju e dini
Përgjigju