Eksodi i shqiptarëve më 1991 drejt Italisë (Anija Vlora)

Opinion

Propozimi i Dallëndysheve ‘PërTyAtdhe’: 8 gushti të shpallet ‘Dita e Emigrantëve’

28 Qershor, 16:43| Përditesimi: 28 Qershor, 16:53

  • Share

Dallëndyshet "PërTyAtdhe" propozojnë:

- Datën 8 Gusht që të shpallet "Dita Emigrantëve"

-  Ndërtimin e muzeut dedikuar emigracionit shqiptar

Pikërisht me datë 8 Gusht 1991 është dita kur  anija "Vlora" me 20 mijë emigrantë shqiptarë u shfaq në portin e Barit!

Kjo ditë të është simbolika që shqiptarët fituan të drejtën e tyre të lëviznin të lirë drejt Perëndimit!

Nga kjo datë e në vazhdim deri në ditët e sotme, mijëra shqiptarë të dëshpëruar, të varfër me shpresën për një jetë më të mirë kanë emigruar drejt Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës me, Belgjikës, Anglisë, SHBA-ve.

Sot, në çdo cep të Botës gjenë shqiptarë duke të krijuar përshtypjen se jemi një popull i madh me miliona banorë!

Në kuadër të kujtesës së emigracionit shqiptar,  bashkë me propozimin e ndërtimit të një muzeu në Durrës, propozojmë që data 8 Gusht të jetë ditë përkujtimore për mijëra shqiptarë që kanë emigruar!

Dallëndyshet "PërTyAtdhe" është nisëm e shqiptarëve që jetojnë jashtë Atdheut!

Shqiptarët që, për arsye ekonomike, sociale, politike, mungesën e shpresës apo për një jetë më të mirë, u larguan, duke ndërtuar jetën e tyre dhe familjet e tyre në vendet, ku emigruan dhe vazhdojnë të emigrojnë!

Shqiptarët, që kanë lindur jashtë nga prindër shqiptarë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por edhe nga shtetas jo shqiptarë që kanë një lidhje simpatie apo miqësore shoqërore dhe jo vetëm ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Të gjithë miqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë mund të jenë pjesë e kësaj iniciative  duke pasur qëllim final bashkëjetesën si vlerë në diversitet, marrëdhëniet miqësore, paqen dhe solidaritetin mes popujve.

Dallëndyshet "PërTyAtdhe" nuk është lëvizje politike apo subjekt politik, por ka për qëllim të përdor mekanizmat kushtetues politik për të arritur qëllimet e saj:

- Betejë kushtetuese dhe demokratike për të ndryshuar Kodin Zgjedhor aktual të Republikës se Shqipërisë, duke garantuar mundësinë që shqiptarët që jetojnë jashtë të kenë mundësi të zgjedhin dhe të zgjidhen. Pra, të gëzojnë të drejtën e përfaqësimit si realitet komunitar në Kuvendin e Shqipërisë. E drejta e votës dhe e drejta e përfaqësimit janë bazat e një demokracie funksionale

- Dallëndyshet "PërTyAtdhe" nuk mban pozicione apo qëndrime politike që lidhen me ideologji apo me subjekte konkrete politike, por kërkon bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë me shtetin shqiptar. Ajo, synon të bashkëpunojnë në veçanti me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Këshillimin e Ministrave dhe të gjithë institucionet e tjera të shtetit shqiptar

- Dallëndyshet "PërTyAtdhe" ka të parën Shqipërinë/shqiptarët duke kontribuuar për lartësimin e prestigjit të shtetit shqiptar

- Dallëndyshet "PërTyAtdhe" bashkëpunon me të gjithë faktorët zyrtarë të shtetit shqiptar, për të mbrojtur e promovuar të drejtat e tyre kushtetuese

- Dallëndyshet "PërTyAtdhe" kërkon të kontribuojë me ide, propozime dhe me forma të tjera të ligjshme për ndërtimin në Shqipëri të "Muzeut të Emigrantëve", si një fenomen që ka shkruar historinë kombëtare, si fenomen njerëzor, pas rënies së regjimit. Ky muze duhet të konceptohet si një hapësirë memorie për të dëshmuar fenomenin e emigracionit shqiptar përmes etapave dhe ngjarjeve historike të shoqëruar me filmime, foto, arkiva, dëshmi, letra shkëmbimesh me familjarë

- Dallëndyshet "PërTyAtdhe" impenjohen të promovojnë Shqipërinë në shoqëritë, ku shqiptarët jetojnë dhe anasjelltas. Në bashkëpunim me institucionet lokale dhe qendrore, dhe jo vetëm të vendeve ku kanë emigruar, si dhe në bashkëpunim me institucionet e Republikës të Shqipërisë të ndihmojë në hapjen e kurseve/shkollave për mësimin e Gjuhës Shqipe të fëmijëve, që kanë të dy prindërit me shtetësi shqiptare, ose të paktën njërin.

- Dallëndyshet “PërTyAtdhe”, impenjohen të promovojnë kulturën, gjuhën dhe identitetin shqiptar në shoqërinë ku shqiptarët kanë emigruar dhe jetojnë, në respekt me të drejtën ndërkombëtare dhe të rendeve kushtetues, duke respektuar parimin se diversiteti është pasuri dhe vlerë e shtuar.

- Dallëndyshet “PërTyAtdhe”, impenjohen të krijojnë një klimë të shëndoshë në bashkëpunim me institucionet shtetërore, si Dhoma e Tregtisë, Banka e Shqipërisë, Ministria e Jashtme dhe agjenci të tjera të rëndësishme shtetërore për investimet e drejtpërdrejta të shqiptarëve që jetojnë jashtë në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë.

Remitancat e shqiptarëve që jetojnë jashtë në gjithë këto vite kanë qenë të konsiderueshme duke u shndërruar në një motor të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Potencialet njerëzore dhe ekonomike të shqiptarëve që jetojnë jashtë janë të mëdha, por ato duhet të kanalizohen përmes nismave ligjore dhe institucionale, që të jenë sa më të thjeshta dhe më efikase.

Ashtu si dallëndyshet që migrojnë në vende të ndryshme të botës, për çdo vit rikthen në të njëjtën fole, ku e kanë ndërtuar për herë të parë, edhe shqiptarët që kanë emigruar në këto vite Shqipërinë e shikojnë si foleja që duan të rikthehen dhe t'a rindërtojnë.

Logoja është “dy dallëndyshe_ njëra me ngjyrë të zezë dhe tjetra me ngjyrë të kuqe”, poshtë shkrimi “Dallëndyshet” me ngjyrë blu, si qielli, që i shoqëron në udhëtimin e shtegtimit që simbolizon lirinë dhe shkrimi "PërTyAtdhe" me të kuqe në nderim të ngjyrave të Flamurit Kombëtar.

Grupi nismëtar vendosi:

- Të ndërmarrë këtë nisëm me vullnetin e lirë

- Të angazhohet për shtrirjen organizativo-territoriale në vendet, ku shqiptarët kane emigruar

- Të bëj marrëveshje bashkëpunimi me institucionet të tjera qeveritare dhe jo qeveritare për të arritur qëllimet e mësipërme

- Të marr pjesë në ceremoni të organizuara nga shërbimit diplomatik shqiptar, institucionet apo entet shtetërore, si dhe nga organizma të tjerë jo qeveritar

- Të bashkëpunojnë me institucionet lokale e qendrore të vendeve, ku shqiptarët kane emigruar.

- Të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet shtetërore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe të formave të tjera organizatave jo qeveritare, me qëllime dhe objektiva të përbashkëta në lidhje me rolin dhe të drejtat e shqiptarëve që kanë emigruar

- Të hartojë programe, projekte dhe të bëjnë propozime për t'a faktorizuar me moton "Jetojmë se bashku me diversitet në shoqërinë që kemi emigruar" dhe "Shqipëria është e para"

- Institucionalizimin, njohjen dhe pranimin e saj në konformitet të rendeve kushtetuese të vendeve, ku shqiptarët kanë emigruar ,si dhe normalizimin, institucionalizimin, njohjen dhe pranimin nga institucionet kushtetuese të Republikës të Shqipërisë

- Të promovojë integrimin e suksesshëm të shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë me dokumentar, video, fotografi, tekst të shkruar

- Të promovojë në vazhdimësi organizimet dhe veprimtaritë e suksesshme të shqiptarëve, në komunitetet ku jetojnë, për të sensibilizuar komunitetet e tjera shqiptare, dhe të inkurajoi shqiptarët për të qenë aktiv dhe për bërë gjëra të bukura dhe të dobishme në ruajtje të identitetit historik shqiptar.

- Me metodën funksionaliste "step by step", grupi nismëtar do të mblidhet në mënyrë rutinë për të marrë nisma dhe vendime kolegjiale që për organizimin e saj të brendshëm ashtu edhe për të forcuar bashkëpunimin me faktor shtetëror dhe jo vetëm, sipas rendeve kushtetuese dhe të se drejtës ndërkombëtare që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • spartak 0r0shi: 28/06/2025 17:22

    OK, lajm I mire per dallndyshet, po a Kane emra organizatoret dhe a Kane nje fizionomi a te dhena peronale? Kush Jane keto persona me kete nisme kaq te rendesishme. Do te ishte mire te kete nje prezantim me te gjithe organizatoret per te kuptuar mire dhe per te arritur ne konkluzionin se cfare mund te arrijme per :Ty atdhe:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?