Foto ilustruese

Propozimi i KE-së, Kosova: Liberalizimi i vizave me pasaporta serbe ka qëllim të keq

14 Janar, 10:50| Përditesimi: 14 Janar, 10:51

  • Share

Qeveria e Kosovës ka bërë një tjetër reagim ndaj përpjekjeve të Komisionit Evropian për të lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, këshilltari i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Republika e Kosovës ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën e dërguar në muajin nëntor nga Bislimi.

“Në vazhdimësi kemi theksuar se ky propozim i KE-së kontribuon negativisht në integrimin e komunitetit serb krahas edhe interesit të tanishëm të lartë për pajisje me pasaporta pas liberalizimit të vizave, por edhe kërkon të legjitimojë pasaporta ilegale të cilat shkelin sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës”, tha Kadiu.

Po ashtu, Kadiu shtoi se si qeveria do të vijojë angazhimin në ndaljen e këtij propozimi të cilin e cilësoi të dëmshëm e me qëllime të keqija.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, deklaroi se KE pret që të miratohet propozimi që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t'i mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?