Politikë

Propozimi i PD në rregulloren e Kuvendit: Deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti në rast të kërkesës së SPAK! Kthupi: Bëhet 5 ditë pas miratimit të propozimit

19 Dhjetor 2023, 13:35| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 13:47

  • Share

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimin për një amendament në Rregulloren e Kuvendit për krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Amendamenti propozon që autorizimi nga Kuvendi në rast se SPAK do të dërgonte një kërkesë për arrestimin e një deputeti nuk do të ishte i nevojshëm të jepet në rastin kur deputeti ka lëshuar autorizim vullnetarisht me shkrim për lejimin e ushtrimit të ndjekjes penale, marrjes së masës së sigurimit personal arrest me burg, apo arrest në shtëpi, kontrollin e personit apo të banesës.

“Projekt vendimi për ndryshimin e rregullores së kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislatuarës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit duke i hapur plotësisht rrugën drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastet e hetimeve penale në ngarkim të tyre”- tha Kthupi.

Pas lëshimit të autorizimit Kryetari i Kuvendit njofton menjëherë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Deputeti nuk mund ta revokojë autorizimin.

 

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Siguria kombetare: 19/12/2023 15:49

    Deputeti ka imunitet per arsye sigurise kombetare ndaj duhet te hiqet lista , lista prodhoj deputet te lodhur dhe te varur! Tani politika e re duan qe deputerit ti bejne shantazh me imunitet etj dhe keshtu ai voton si dele! Deputeti ne bote perendimore dhe Europe eshte figure e larte dhe nese nje njeri behet deputet , ka arritur majat e politikes , i ka mbetur vetem te behet pastaj nga deputet ne minister ose zv minister ose kryetar parlamenti ose Kryeminister ose president pra vetem keto mund te arrijne me lart deputetet , nuk eshte cudi qe shume vende 100% ne perendim dhe EU kane nje imunitet per deputet pra eshte figure shume e larte dhe e sigurise kombetare , tani une cdo dite quditem sesi ne vend qe te hiqen listat pra 1-2-3-4-5-6-7-8-9 etj qe cakton kryetari llogjikisht dhe deputetin dhe sig kombetare ketu flitet qe edhe deputeti te jet kot , ashtu pra jane keto figura “GJENIAL” me keto ligje hiq imunitetin qe duan ta dergojne shtetin nga shtet kartoni ne shtet forme pupul shpendesh! Ndaj uroj marubi te beje foto ketyre njerezve qe te kujtohen ne histori kush e prishi sistemin shteteror shqiptar ! Deputeti nuk duhet ti hiqet kurre imuniteti vetem kur ne rast se ka kryer vrasje ose sic eshte procedura tani ne Gjermani Ceki Slloveni Suedi , por duhet nje filter perpara sesa emri del ne lista partie! Te hiqen Listat pra si numer 1 si numri 50 ne liste te kene peshe barabarte varesi votave pastaj del renditja , kjo zbeh dhe dergon ne zero deputet me problematika! Lind pyetja nese deputeti humb dhe mer presion nga forma te ndryshme mjafton nga 70 deputet qe perben shumicen dhe i bie nuk ka as siguri si shtet as realitet politik , keto idiotesira kane bere qe ne shqiperi te kemi paradokse dhe gjera “test” qe vetem politika shqiptare pranon te jete test laboratori per manipulim demokracie! Nese hiqet imuniteti dhe siguria cdo deputeti atehere me mire cdo rreth te nxjerre vetem 1 deputet pervec qarqeve qe nxjerrin 4 deputet dhe Tirana 10 deputet keshtu kemi me pak figura dhe probabilitet me te ulet kompromentimi pra 36 rrethe kemi 36 deputet maksimumi, 12 qarqe qendra ka 4 deputet (11x4=44 pra 11 qarqe pa tirone ) dhe Tirana total 10 deputed maksimumi dhe jemi 36+44+10=90 deputet pa lista dhe me figura keshtu dhe me super imunitet ! BEJENI nga 1 deputed cdo rreth dhe shikoni pastaj per 10 vite ne vijim frytet sesa perpara ecen vendi!

    Përgjigju
  • Ed jupi: 19/12/2023 14:57

    Duket qe jane futur thelle ne breket e rames kta te vules. Deri ktu arriten!

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/12/2023 14:43

    Kjp po, èshtè opozitè konstruktive. Nuk mè intereson se nga cila pjesè e spektrit, vjen njè propozim i mirè. Ky ndryshim duhet bèrè, menjèherè. Me tè, merr fund teatri i njerèzve palaço si Sali Berisha, qè 30 vjet bèjnè tè fortin ku munden, por kur u kèrkohet tè pèrballen me akuzat e drejtèsisè, fillojnè bèjnè lepurin. Me gjithè kètè palaçollèk tè krijuar prej kètij delinkuenti, ai nuk meriton arrest shtèpiak mè por BURG.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?