Deputeti socialist, Erion Braçe

Politikë

Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje

24 Janar, 22:12| Përditesimi: 24 Janar, 22:28

  • Share

Tiranë- Çështja e modaliteteve të votës së Diasporës ka krijuar jo pak debat në politikën shqiptare, teksa propozimi më i fundit i PD-së e ka ndezur edhe më shumë situatën mes kampeve.

Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur sot me një JO të fortë kërkesës së Partisë Demokratike, që propozon që emigrantët të votojnë me pasaportë të huaj.

Me një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ligjvënësi socialist shprehet i qartë: “Jo, nuk mundet!”.

Më tej vë theksin te fakti se “kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar, nuk mund të votojë”.

Deputeti e quan fyerje që të votohet me dokumentin e një vendi tjetër dhe që ‘nuk ndodh kurrkund’. Ai shton se emigrantët e kanë kohën e mjaftueshme për t’u pajisur me dokumentin shqiptar.

“Jooo, nuk mundet! Kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar, nuk mundet të votojë për Shqipërinë. Është fyerje mbi të gjitha të votosh me dokument identifikimi të një vendi tjetër, çfarëdo! Nuk ndodh kurrkund! Cilido e ka mundësinë të pajiset me dokument shqiptar!”, shprehet Braçe në reagimin e tij për këtë çështje të sapohapur nga partia më e madhe opozitare.

Postimi i Erion Braçes në Facebook

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 24/01/2025 23:13

    Ka te drejte Braçja. As me dokumenta te huaj as me dokumenta te skaduara nuk duhet votuar. Qe zgjedhjet do ishin ne 2025 dihej qe ne ne 2021, meqe diaspora donte te votonte te kishte marre masa. Qytetaret shqiptare te Shqiperise, nuk kane pse vetojne me dok te skaduar se ketu jane e ti bejne kartat e identitetit, madje jo per zgjedhjet, por si rrine pa dokument te vlefshem identifikimi? Nuk kane kuptim leshime te tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?