Politikë

Propozimi i PD për ndryshimet Kushtetuese përplas demokratët, Spaho: I sillni vetëm për firmë, pa u diskutuar! Bardhi: Materiali është përgatitur nga juristët

18 Tetor 2021, 18:39| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 19:52

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri me dije se brenda javës do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshime Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, por duket se këto ndryshime që do të kërkohen, nuk janë konsultuar me deputetët e kësaj force politike. Në mbledhjen e grupit që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, mësohet se Edmond Spaho është shprehur se amendamentet për ndryshimet kushtetuese nuk mund të vijnë vetëm për firmë, por duhet t ëvendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

"Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s'mund të vijnë vetëm për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet teë vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar", ka thënë ai.

Spahos iu përgjigj menjëherë numri dy i PD, Gazment Bardhi, i cili tha se materiali është përgatitur nga një grup juristësh dhe se do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve me anëtarët e PD-së.

"Këtu ka një grup juristesh që kanë përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristet e PD-së, dhe do të diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anëtarët e PD-së). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristët vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjelle edhe ti këto materiale, vetëm për firmë", u shpreh Bardhi.


Lajmi kryesor:

Basha: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve! Brenda javës propozojmë në Kuvend ndryshime Kushtetuese për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’! Rama: Gati të dialogojmë nëse na bindni


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?