Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate të bërë nga ana e tyre për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri.
“Negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dialogu që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri. E kemi pasur deri më tash një takim, sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe një takim tjetër. Mirëpo ne do të dakordohemi një herë për agjendën në mënyrë që ta hapim kapitullin e ri të dialogut. Ndërkaq sa i përket liqenit të Ujmanit ne qëndrojmë prapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani. Ndërkaq raporti më i ri që ka dalë, para se të flasim ne, duhet ta lexojnë dhe studiojnë ekspertët tanë profesionistë”, ka deklaruar ai.
I pyetur së çfarë mendon për p[ropzimin e publikuar nga SHBA, Kurti u shpreh se akoma nuk e ka lexuar, por me këtë duhet të merren njëherë ekspertët.
“Për besë gjatë ditës nuk kam arritur ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Kurti është pyetur edhe nëse do te diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit.
“Nuk besoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Ndonëse një gjë e tillë nuk është e mundur. Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën, tre hapa përnjëherë si bëjmë dot”, tha Kurti.
Ditën e djeshme ambasada e SHBA publikoi raportin e propozuar nga Departamentit amerikan i Energjisë për zgjidhjen e çështjes që shqetëson Kosovën dhe Serbinë mbi ndarjen e liqenit të Ujmanit.
Dialog u Kosove-Serbi, nuk eshte kapitull i ri,Eshte historikisht dalogu me i vjeter qe kap dekada e shekuj.Mos te harrojme Rambujen,Konfernce nderkombetare per dhe rreth Kosoves me Serbine.Pas luftes kemi disa forma e menyra bisedimesh Kosove-serbi,Dielli as nuk ka lind me ndoken para jush e as me ju tash.
Përgjigju